Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas-here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës./kb