Migracioni
–Trump do të shpallë një emergjencë kombëtare në kufi për të dërguar më shumë trupa dhe burime njerëzore atje.
-Ai ka urdhëruar zyrtarët të rinisin ndërtimin e murit kufitar SHBA-Meksikë.
-Republikanët synojnë të revokojnë të drejtën e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve që janë ilegalisht në SHBA.
-Ai planifikon të rivendosë politikën e njohur si “Qëndro në Meksikë”, e cila kërkon që emigrantët të presin në Meksikë për seancat e tyre të azilit.
Ekonomia
-Trump planifikon të shpallë një emergjencë kombëtare energjetike, që sipas tij do t’i lejojë vendit të prodhojë më shumë burime natyrore dhe të krijojë vende pune.
-Ai gjithashtu dëshiron të “ndalojë mandatin për makinat elektrike” dhe përpjekjet për të kufizuar zgjedhjen e konsumatorëve, sipas administratës së tij.
– Sipas Wall Street Journal, Trump planifikon të udhëzojë qeverinë të vlerësojë marrëdhëniet tregtare të SHBA-së me Kinën – por ende nuk ka në plan të vendosë tarifa të reja.
Diversiteti dhe gjinia
-Ai po planifikon një urdhër ekzekutiv që do të “përfundojë DEI [diversiteti, barazia dhe përfshirja] brenda qeverisë federale.”
-Një tjetër urdhër ekzekutiv do të “përcaktojë se është politikë e SHBA-së të njohë dy sekse – mashkull dhe femër – që nuk mund të ndryshohen/ S,M