Historiani i njohur Paskal Milo, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi fjalimin e presidentit amerikan Donald Trump. Milo theksoi se Trump edhe gjatë fjalimit të tij të sotëm gjatë betimit preku temat që ka folur gjatë fushatës.
Historiani nënvizoi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar Amerikën e botën për prioritetet e tij.
Paskal Milo: Administrata Biden, përpos të mirave, bëri dhe gabime, sidomos me inflacionin. Kjo ndikoi ekonomikisht tek amerikanët dhe prandaj mendoj se shtetasit amerikanë reaguan. Presidenti është një biznesmen i vjetër që e njeh shumë mirë ekonominë, që di të nuhasë tendencën, por edhe humorin e votuesit amerikanë.
Trump ka paralajmëruar popullin amerikan dhe opinionin botëror për politikat e tij. Donald Trump tha ato gjëra që ka thënë në fushatë, deklaroi se do ta bëjmë SHBA sërish të madhe. Trump preku temat me të cilat fitoi zgjedhjet. Donald Trump ka premtuar se do të mbyllë luftërat, por nuk është diçka kaq e thjeshtë./kb