Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë pasditen e sotme, kur do të hapë punimet e Sesionit të VII-të të Legjislaturës së X.
Seanca plenare e hapjes do të mbahet në orën 17:00.
Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të Kuvendit, aktiviteti do të realizohet në përputhje me Urdhrin nr. 3 të datës 16.01.2025, të firmosur nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.
Mbledhja e Kuvendit në seancë plenare në datën 20.1.2025, ora 17:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si me poshtë
1. Hapja e punimeve të sesionit VIII të Legjislaturës X.
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.12.2024.
3. Njoftime.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare,
njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe
përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë
/e.t