Pak minuta pasi njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit me Gugash Maganin, Tirana bëri zyrtare rikthimin në pankinë të Bledi Shkëmbit. Me anë njoftimi për mediat, klubi bardheblu bërë publike rikthimin e Bledi Shkëmbit:
Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu./k.k