Surpriza e pakëndshme për Dua Lipën, fansat hyjnë fshehurazi në hotelin e saj në Kili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa thuhet se ka mbetur ‘e tronditur’ pasi fansat e saj hynë tinëz në hotelin e saj dhe prisnin jashtë derës së dhomës së saj.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja, 29 vjeçe, kishte qëndruar në ‘Ritz-Carlton’ me pesë yje në Santiago, Kili, pasi kishte fluturuar në Amerikën e Jugut për të filmuar një reklamë.

Sipas The Sun, fansat u gjetën duke pritur Dua-n jashtë derës së dhomës së saj, ndërsa të tjerët u gjetën gjithashtu pasi kishin hyrë në hotel.

Mendohet se shkelja ka nxitur një rishikim urgjent të sigurisë së Duas. Një burim i tha publikimit: “Ishte si gjest maniak, veprimi i dëshpëruar i fansave të saj për ta parë atë”.

“Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës së saj”.

“Kishte më shumë fansa që prisnin në ashensorin e saj. Dua tha se nuk do të bënte fotografi brenda hotelit të saj”, shtoi burimi në fjalë. MailOnline ka kontaktuar një përfaqësues të Dua Lipa për koment.

Dua do të rikthehet në skenë në mars kur të nisë pjesën e dytë të turneut të saj në stadium në mbështetje të albumit të saj të tretë Radical Optimism./e.t

Të fundit

U largua nga muzika për një kohë të gjatë/ Big Basta: Më kanë dëmtuar

Episodi i radhës i “Aje bre normal” vjen me një artist të madh dhe nga më të talentuarit të...

Çfarë ndodh në mendjen tonë kur e anashkalojmë vaktin e mëngjesit

Shumë herë mendojmë se ose do të “kursejmë” marrjen e kalorive nëse nuk hamë diçka në mëngjes, ose se vakti i parë i ditës...

Donald Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të...

“Telenovela” me emigrantët/ MB e Italisë: Do vazhdojmë t’i dërgojmë në Shqipëri

“Lidhur me projektin e Shqipërisë, qeveria do ta vazhdojë atë. Do të çohet përpara”. Kështu bëjnë të ditur burime nga Ministria e Brendshme e...

Liverpool nuk fal në transfertën e Bournemouth, Salah i jashtëzakonshëm

Liverpool ka marrë një fitore me shifrat 2-0 në transfertën me Bournemouth. Salah realizoi dygolësh, në të 30-ën me penallti dhe në minutën e...

Lajme të tjera

Web TV