Balluku flet për linjën nënujore që do ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar në Abu Dabi mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e linjës nën ujore të transmetimit.

Gjatë një takimi me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, Balluku u ndal tek rëndësia që ka kjo linjë në objektivin strategji të shndërrimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

“Në ndërkohë unë do të ndalesha vetëm për një moment përsa i përket lajmit të javës së kaluar marrëveshjes trepalëshe midis Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe të Italisë, përsa i përket linjës së interkonjeksionit që do të lidhë vendin tonë me brigjet italiane.

Shqipëria është një nga vendet më mirë të ndërlidhura nga ana e interkonjeksionit me disa linja, atë që e lidhë me Greqinë, me Kosovën, me Malin e Zi. Një linjë që ndërtohet sot për ta lidhur me Maqedoninë e Veriut.

Kapacitetet me Greqinë do të shtohen, nisëm një punë për ta dyfishuar, tashmë do ta trefishojmë për shkak të volumeve që kërkohen të përcillen, por nga ana tjetër linja e cila do të lidhë në mënyrë nënujore Shqipërinë me Italinë e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të transmetimit të energjisë elektrike”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se “është një betejë e re kjo e linjave të transmetimit, intekonjeksioni, një nga proceset më të rëndësishme të paketës së sektorit energjetik ku Shqipëria gjithashtu kërkon që të ketë lidershipin në rajon, për t’u kthyer deri në vitin 2030 në një forcë eksportuese neto ndërkohë që ne sot vazhdojmë dhe importojmë një pjesë të sasisë e cila duhet për të mbuluar kërkesën e tregut shqiptar”.

Lexo edhe :  Siguria e digave/ Banka Botërore, 1.6 milionë USD për studime fizibiliteti

Marrëveshja e nënshkruar pak ditë më parë në Abu Dabi mes Qeverisë Shqiptare, asaj Italiane dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i bashkon vendet në një aleancë strategjike me fokus sektorin energjetik.

Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është një moment historik për sektorin tonë i cili vitet e fundit po zhvillohet me ritme të shpejta sa i takon rritjes së kapaciteteve prodhuese,  përmes diversifikimit të burimeve të rinovueshme./   S,M

Të fundit

Energjia sot dhe nesër

Nga Fatos Çoçoli Marrëveshja e nënshkruar më 15 janar 2025, në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme në kryeqytetin Abu Dhabi të...

“Berisha i shqetësuar”, avok bën deklaratën e fortë: Ja sa vite burg rrezikojnë Meta

Dosjet e nxehta të politikës, Berisha-Meta, krimi i organizuar dhe operacioni më i fundit i SPAK për sekuestrimin e 10 mln eurove pasuri në...

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para të procesit të regjistrimit të...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV