Justin Bieber ka shpjeguar pse ai e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram gruan e tij, Hailey Bieber.
Ndërsa kjo shkaktoi dyshime për raportin mes tyre, artisti i famshëm doli me një sqarim në rrjete sociale.
“Dikush ka hyrë në Instagramin tim dhe e ka hequr nga ndjekësit gruan time”, tha ai.
Është vërtet e dyshimtë se kush do të hynte në llogarinë e Bieber-it në Instagram me qëllimin për të hequr gruan e tij, por tani u kuptua se çfarë ka ndodhur.
Vitin e kaluar çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë që ata e quajtën Jack Blues Bieber sipas emrit të dytë të babait të Justin.
Justin së fundmi u komentua për një rikthim në muzikë, pas një pauze prej disa vitesh./e.t