Lajla Përnaska rrëfen kontaktin me Hilary Clinton si gruaja e Presidentit të SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, ka rrëfyer në ‘Dita Jonë’ kontaktin e saj me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Hilary Clinton.

Përnaska tha se kontaktoi me të përmes telefonit fiks, pasi ajo zhvilloi një bisedë të hapur me gjithë botën në Zërin e Amerikës.

Ajo tregoi se gjatë bisedës me zonjën Clinton, e ftoi atë të vinte në Shqipëri, por sipas Përnaskës, ndodhi lufta civile e vitit 1997 dhe zhvillime të tjera që për momentin nuk e mundësuan këtë.

Përnaska tha se më pas, se në vitin 1998 u ftua në Uashington, ç’ka sipas saj, ishte një ngjarje e rëndësishme në jetën dhe karrierën e ish-deputetes.

“Unë kontaktin tim të parin personal e kam pasur me zonjën Clinton kur ishte zona e parë e SHBA. Dhe e di si e kap kapur? E kam kapur në fushatën e tyre të 96-ës, ku doli në Zërin e Amerikës dhe bëri një bisedë të hapur me gjithë botën.

Dha numrin disa ditë para vetë VOA dhe unë mora numrin dhe insistova në telefon fiks derisa u lidha me studion. Dhe arrita të futem në bisedë direkt me të.

E kam ftuar në Shqipëri, e mirëpriti dhe në vazhdim pastaj përmes kanaleve të tyre të Ambasadës, por ndodhi 97-ta… Unë në 98-ën jam ftuar në një event në Uashington, që edhe për mua ishte një moment i rëndësishëm. Ajo pati një mënyrë të vetën, por shumë aktive si zonja e parë që e ndihmoi atë më pas të futej në karrierën politike”./e.t

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV