Paga e Presidentit të SHBA-së nuk është rritur për më shumë se 20 vite. Ky tregues nënkupton që Donald Trump si president do të marrë të njëjtën pagë si paraardhësit e tij: 400,000 dollarë në vit, siç përcaktohet në Titullin 3 të Kodit të SHBA-së.
Historikisht, paga e presidentit është rritur për herë të fundit midis viteve 1969 dhe 2001, kur ajo kaloi nga 200,000 në 400,000 dollarë. Në vitin 1999, gjatë një seance për të diskutuar rritjen e pagës, u theksua se kompensimi për një nga “punët më të vështira dhe më të rëndësishme” kishte mbetur i pandryshuar për më shumë se tre dekada.
Pas mandatit, presidentët amerikanë përfitojnë shuma të mëdha përmes angazhimeve publike, marrëveshjeve me mediat dhe aktiviteteve të tjera fitimprurëse.
Gjatë mandatit të tij të parë katërvjeçar si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pagën e tij presidenciale vendosi ta dërgojë për qëllime bamirësie. Republikani Donald Trump mori detyrën si president më 20 janar./K.K