Princ Harry ka zgjidhur padinë e tij ligjore kundër botuesit të “The Sun”.
Duka i Sussex dhe ish-nënkryetari i Laburistëve, Lord Tom Watson, ngritën veprime ligjore kundër News Group Newspapers (NGN) mbi akuzat për mbledhje të paligjshme informacioni nga gazetarë dhe hetues privatë midis viteve 1996 dhe 2011.
Të mërkurën në mëngjes, avokati i Harry-t, David Sherborne tha se palët kishin “arritur një marrëveshje” dhe se NGN i kishte ofruar falje 40-vjeçarit dhe do të paguante “dëmshpërblim”.
NGN i kërkoi Harryt falje për “ndërhyrjen e The Sun midis 1996 dhe 2011 në jetën e tij private”. Ai tha se këto përfshinin “incidentet e aktiviteteve të paligjshme” të kryera nga hetuesit privatë që punonin për The Sun. NGN gjithashtu kërkoi falje për “hakimin e telefonit, mbikëqyrjen dhe keqpërdorimin e informacionit privat nga gazetarët dhe hetuesit privatë” në News Of The World.
Ekspertët e quajtën këtë një “fitore të madhe” për Princin Harry./K.K