Qeveria përgatitet për zgjedhjet e 11 majit, i jep KQZ-së 2.5 miliardë lekë shtesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një shtesë fondi prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me qëllim mbështetje financiare për organizimin e zgjedhjeve Parlamentare të datës 11 maj 2025.

Ky fond është ndarë në dy pjesë: 2.46 miliardë lekë për shpenzime korrente dhe 40 milionë lekë për shpenzime kapitale, të gjitha brenda programit buxhetor për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjeve për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe buxhetin e vitit 2025 dhe do të zbatohet nga Ministria e Financave dhe KQZ.

Vendimi: 

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025,  MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE,  PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikёs 3, tё nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

Lexo edhe :  Emrat për 11 Majin dolën, nis “lufta” PS – PD sot në Kuvend

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./    S,M

Të fundit

Momenti surprizë për banorët e “BBV”/ Livia rikthehet në shtëpi, ja veprimi i Rozanës

Sot në mëngjes, ish-banorja Livia Brunga bëri një rikthim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP, duke u bërë...

Nuk ka turp më të madh se të jetë ditë pushimi zyrtar dita e ballokumes!

Nga Artan Fuga U ç'u lodhëm me gjithë këto pushime! Dita e vjeshtës, e verës, e diellit, e eklipsit të hënës, e rrushit pa fara, e...

Alarm ushqimor/ Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit...

Opozita me sytë nga Big Brother, ish-banorët mbushin listat e kandidatëve për deputetë

Partitë opozitare në vend duket se po tentojnë ta joshin elektoratin me figurat e ‘reality show’ Aktorja Julia Ilirjani, tenori Armaldo Kllogjeri, Fotini Derxho dhe...

Si u caktua Dita e Verës pushim, ‘strategjia’ e Nanos për t’i prishur protestat Berishës

14 marsi prej vitesh është kthyer në një festë kombëtare. Por Ylli Manjani, thotë se prapa shpalljes si festë zyrtare të kësaj dite, ka një...

Lajme të tjera

Web TV