SPAK u sekuestron 10 mln dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të patundshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u ka sekuestruar rreth 10 milionë kriptovaluta dhe shumë pasuri të tjera të paluajtshme vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Po ashtu, SPAK bën të ditur se janë sekuestruar 4 llogari bankare (afro 130 mijë euro në total). 4 vila bashkë me truall; 1 hotel në Tiranë; 14 troje; 4 garazhe; 5 njësi shërbimi (dyqane, bare) 3 apartamente (një nga të cilët dubleks) 1 shoqëri tregtare + llogaritë bankare.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.)

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i përdorimit të kriptovalutave, nga ana e organizatës kriminale, me qëllim realizimin e pagesave të ndryshme etj.

Në zbatim të vendimit të GJKKO, nr.683, datë 28.11.2024, “për caktim masë  sigurimi pasuror”, si dhe urdhërit të organit proçedues, datë 06.12.2024 “për ekzekutimin e vendimit nr.683, datë 28.11.2024”, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim edhe me EUROPOL, policinë Federale të Belgjikës, atë të Hollandës, Spanjës, në periudhën 25.11.2024 e deri më datë 15.01.2025, koordinuan veprimet për të mundësuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe urdhërit të organit procedues mbi sekuestrim preventiv të aseteve/vlerave të kriptovalutave në kuleta kriptovalutash në vlerën e mbi 10 milionë $ (Dollarë Amerikan). Këto rezultate u arritën në bashkëpunim të ngushtë me një kompani globale të njohur në menaxhimin e kriptovalutës ‘stablecoin’ si dhe një exchange të njohur në rang botëror, i cili menaxhon asete të ndryshme kriptovalutash.

Në zbatim të vendimit nr.516, datë 10.09.2024, u vendos sekuestro preventive mbi:

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Lexo edhe :  ‘U lodha në shtëpi!’/ 21-vjeçari thyen arrestin, kapet duke shëtitur në rrugë!

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendodhje në Tiranë;

Truall me vendodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H”./E.T

Të fundit

Trafiku në Durrës në kolaps, vendosen fasha orare për qarkullimin e automjeteve

Prej ditësh, trafiku rrugor në Durrës ka arritur nivele kritike, veçanërisht gjatë orëve të pikut në mëngjes dhe pasdite....

Kryepsikiatri i ushtrisë ukrainase ‘notonte’ mbi dollarë

Ukraina ka arrestuar kryepsikiatrin e ushtrisë me akuzën për "pasurim të paligjshëm" në lidhje me fitimet prej më shumë se 1 milion dollarësh, të...

Sulm me thikë në një park në Gjermani, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë vdekur në një sulm me thikë në një park në Aschaffenburg të Gjermanisë. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një...

G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri

G Bani ka treguar një histori të tijën personale në shtëpinë e “BBV”. Ai ka treguar për lidhjen 5-vjeçare që ka pasur me një...

IDF: Në Gaza kemi vrarë 20 000 militantë të Hamasit

Shefi i Shtabit të Izraelit në largim, Gjeneral Herzi Halevi tha se forcat izraelite kishin vrarë 20 000 militantë të Hamasit gjatë luftës 15-mujore...

Lajme të tjera

Web TV