Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnje të porsalindur, duke iu prezantuar nënës së re, si infermiere.
Një foshnje një ditëshe, është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë.
Pasi u rrëmbye nga çifti Rosa Vespa 53-vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë.
Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere.
Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri.
Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin, i cili i është dërguar të gjitha forcave të policisë.
Sipas medias vendase, vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse.
Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika.
Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat.
Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë.
Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital.
Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë.
Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. I porsalinduri u gjet i veshur si djalë.
Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero.
Kur policët mbërritën për të arrestuar çiftin, shtëpia ishte e dekoruar sikur të kishte lindur një fëmijë. Vajza e vogël ishte e veshur me rroba djemsh.
Ngjarja është ende në fazë hetimi dhe është ende i paqarte motivi që shtyu çiftin të rrëmbente vogëlushen Sofia në spital.
Prindërit e vajzës i përkasin një familjeje normale, nëna mësohet se është shtëpiake dhe babai 29-vjeç është punonjës i thjeshtë. Po ashtu, ata janë edhe prindër të një djali 6-vjeç.
Menjëherë pas rrëmbimit, familjarët dhe miqtë e prindërve kanë postuar një foto të vogëlushes në rrjetet sociale, me ftesën për t’i kontaktuar në rast se mund ta shihnin.
Në daljet e qytetit u vendosën postblloqe, dhe gjatë kërkimeve policia lokalizoi makinën e rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord. Çifti e u arrestua ndërsa foshnja e kthye në familjen e saj, e sigurt.
Çifti i arrestuar dhe të akuzuar për rrëmbimim janë Rosa Vespa, 51-vjeç nga Cosenza dhe Aqua Moses, 43-vjeç me origjinë senegaleze. Të dy, të martuar, ishin të fiksuar pas lindjes së një fëmije dhe kishin falsifikuar shtatzëninë prej 9 muajsh, duke folur për këtë me të afërmit e tyre dhe duke njoftuar në fund se kishin një djalë. Për këtë arsye, pas rrëmbimit, Sofian e veshën me rroba djali.
Pronari i klinikës ku ndodhi rrëmbimi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë orarit të vizitave dhe se ata nuk i kërkojnë askujt që hyn dokumente identifikimi.
“Ajo që ndodhi do të na bëjë të rimendojmë masat e hyrjes”, tha ai, duke shtuar se falë kamerave të sigurisë, autorët janë identifikuar shpejt.
Po ashtu, ai ka treguar se ka qenë me policinë gjatë aksionit të tyre, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e çiftin që rrëmbeu vogëlushen, zbuluan se banesa e tyre ishte dekoruar për festën e lindjes së një fëmije, dhe se vajza e vogël ishte e veshur me rroba djali.
/E.T