Trump, nuk amniston fajtorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje shkojnë edhe më tej, kur pozojnë nga SHBA (të futur në lokale shërbimi apo salla të mbyllura për publikun) dhe japin intervista për mediat e Tiranës duke thënë se “po ndjekim betimin e fjalimin e Trump”. Të zhytur në korrupsion, vrasje shtetërore, abuzime me pushtetin në forma të ndryshme, politikanët e tranzicionit në Shqipëri, po  kujtojnë se “ shpëtuam, na erdhi Trump të na heqë njollën”. Ata nuk e njohin dhe nuk e dinë se, Donald Trump është “hasmi” i politikanëve të akuzuar, të shpallur “non-grata”, e politikanëve që kanë abuzuar dhe përfituar nga pushteti, dhe aq më tepër të atyre politikanëve, që akuzohen për vrasje shtetërore. Na del Fatmir Mediu (apo dhe Lulzim Basha) nga kafenetë e SHBA-së, na pozon dhe thotë se “po ndjek betimin dhe fjalimin e Trump”, dhe kujton se kjo do të ketë ndikim tek SPAK-u për ti lehtësuar atij akuzat për Gërdecin. Na del dhe Berisha çdo ditë në konferencë shtypi, i fut edhe një fjalim kuturru, dhe kujton se Trump do ti heqë atij “njollën në biografi”. Dijeni mirë ju politikanë të tranzicionit, që vodhët milionat, që abuzuat dhe pushtetin, që shkatërruat pasuritë e shqiptarëve, dhe që vratë mes bulevardit se, Donald Trump kurrë nuk do të ketë aleanca dhe kurrë nuk do të amnistojë të keqen. Ai ka ardhur në postin e lartë të Presidentit të SHBA-së, për të ndryshuar gjithçka ka gjetur në Shtëpinë e Bardhë, për të forcuar Amerikën dhe amerikanët, apo dhe për të lidhur aleanca të fuqishme me liderë të përgjegjshëm europianë dhe botërorë. Donald Trump nuk luan me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk luan me politikën e jashtme, dhe nuk bën pazare (sepse nuk ka nevojë) me politikanë ballkanikë të korruptuar. Kush ka vjedhur, abuzuar, kush na lyer duart me milionat e shqiptarëve, kush ka shkelur ligjet e vendit dhe ka vrarë protestues të pafajshëm, e ka vendin në burg. Kush ka zhvatur pasurinë e popullit, dhe ka luajtur bixhoz me milionat tona, e ka vendin në burg, edhe pse shkon në SHBA  akoma  nën petkun e “politikanit apo deputetit”. “Koha kur fshiheshe pas gaxhoit”-thotë populli, ka përfunduar. Ka përfunduar edhe koha kur shqiptarët mund ti gënjeje dhe mashtroje me premtime qesharake dhe tallëse. Vota e tyre ka vajtur dhe do të shkojë tek politikani punëtor, fjalëmbajtur, dhe korrekt në gjithçka lidhet me pushtetin. Vota e shqiptarëve do të shkojë për partinë që nuk i fsheh skutave shkelësit e ligjit, vrasësit e protestuesve, por i dorëzon ata tek drejtësia e re. Ndaj, pozoni  dhe përbetohuni sa të doni se “jemi me Donald Trump, mbështesim  Donald Trump, rroftë Donald Trump”. Asgjë nuk vlen, mos mbani shpresë, dhe mos gënjeni mbështetësit tuaj me foto dhe fjalime boshe të  shkruara orët e vona të natës. Trump u rikthye sepse nuk abuzoi, nuk vodhi, dhe nuk vrau popullin protestues. Mos ngatërroni  me dashje, dhe mos hiqni paralele  mes  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë postkomuniste, pasi jemi 1 mijë vite larg.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV