Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit. Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës./K.K