Vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri me shtizë peshkimi, dënohet me burg algjeriani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatah Melloul, i cili vrau me shtizë peshkimi 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri është dënuar nga Gjykata e Assize e Ankonës me 18 vjet burg.

Prokurori Marco Pucilli kishte kërkuar 24 vjet burg, por togat e zeza e dënuan me 18 vite qëndrim pas hekurave 28-vjeçarin Fatah Melloul, i akuzuar për vrasje të rëndë me dashje.

Gjithashtu do të duhet që t’i paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh prindërve të viktimës.

Krimi ndodhi më 27 gusht 2023, në via Cilea, në Sirolo. Sherri nisi për bllokimin e trafikut pranë një rrethrrotullimi, sipas mediave italiane, ku të përfshirë ishin edhe miq e të afëm të viktimës (në dy makina të ndryshme ndodheshin punëdhënësi i 23-vjeçarit, gruaja, vëllai i tij).

Pas debatit, 28-vjeçari është kthyer në makinë e tij për të marrë shtizën e peshkimit dhe goditi Klajdi Britrin në gjoks.

I riu shqiptar ndërroi jetë pak minuta më vonë. Algjeriani (i cili ishte me të dashurën e tij atë ditë) u largua nga vendngjarja me makinë.

Ai u arrestua në Falconara disa orë pas krimit, duke u kthyer nga peshkimi. I akuzuari gjithmonë ka pohuar se nuk e kishte kuptuar se e kishte vrarë.

Krimi ndodhi në sy të vëllait të viktimës, i cili në atë kohë deklaroi: “Unë dua drejtësi. E pashë vëllain të vdiste para meje, të vrarë me indiferencë totale, pa e kuptuar as pse. Pa pasur kohë për të kuptuar se ai po vdiste. E pashë të zbehej gjithnjë e më shumë, krejt papritur, dhe nuk më përgjigjej më sepse kishte vdekur. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte edhe babai im. Ai ka punuar gjithmonë dhe vetëm për të më çuar në Itali, për një jetë më dinjitoze.”/K.K

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV