Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Aktualisht, po punohet për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkaqeve të mundshme të vdekjes./kb