I shtruar në një spital në Athinë, si paraqitet gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është i shtruar në spital në Athinë prej 20 ditësh. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme me një përmirësim të vogël.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

Në Spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, pas një operacioni kirurgjikal, erdhi sot për vizitë përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit.

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, z. Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë. Më pas, Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale.

Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar./K.K

Të fundit

Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota

Shqipëria po vizitohet çdo vit e më shumë nga turistë nga vendet e Evropës, por edhe nga vendet e...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë pezullon nga detyra dy efektivë të Rrugores (Emrat)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të policisë rrugore, pas publikimit të pamjeve...

Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Temperatura e lartë dhe shumë rezistente e gripit të këtij sezoni ka shtuar fluksin e vizitave në të gjitha qendrat shëndetësore. Mbi 150 ka...

Kriza teknike për ChatGPT, mijëra njerëz raportojnë ndërprerje të papritur

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI),...

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

Ekonomia shqiptare po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit, si dhe plakja e popullsisë ka futur...

Lajme të tjera

Web TV