Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesore që trajtohen si strategjikë në vend ku investitorët mund të përfitojnë nga lehtësitë që ofrohen si efekt i statusit nëse përmbushin kushtet.
Konkretisht sektori i parë është ai “energjetik dhe minerar” ku agjencia nënvizon se investimi duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro për të përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Sektori i dytë është ai i transportit infrastrukturës dhe komunikimeve elektronike ku edhe në këtë rast investimi duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 30 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Turizmi është sektori i tretë që cilësohet si strategjik dhe ku investimet mund të përfitojnë nga marrja e statusit nëse përmbushin kushtet Kështu në rastin e parë investimi të jetë 5 milionë euro dhe që krijon, minimalisht, 80 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” ndërsa në rastin e dytë të jetë i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Sektori i katërt është bujqësia dhe peshkimi ku investimi të jetë: i barabartë ose më i madh osë 3 milionë euro dhe që krijon, minimalisht, 50 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Në sektorin e zonës teknologjike dhe zhvillimit ekonomik që është i pesti investimi për të përfituar statusin duhet të jetë i barabartë ose më i madh se 5 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 50 milionë euro, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Sektori i fundit është ai i zonave me përparësi zhvillimi ku investimi të jetë i barabartë ose më i madh se 1 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 150 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” dhe i barabartë ose më i madh se 10 milionë euro, dhe që krijon, minimalisht, 600 vende të reja pune, për statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.Në çdo rast përmbledhja e AIDA-s nënvizon se investime me vlerë të barabartë ose më të madhe se 100 milionë euro Euro përfitojnë Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.
Vetëm pak javë më parë Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi status për një projekt resorti në ishullin e Sazanit me vlerë 1.4 miliardë euro, një tjetër me vila e hotele në Sarandë me vlerë 447 milionë euro si dhe një zonë teknologjike dhe ekonomike në Xhafzotaj. / Monitor/ S,M