Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond Stojku.
Thënë ndryshe, partia Aleanca Demokracia e Re, do të marrë emrin Koalicioni Euroatlantik, dhe do të ketë një tjetër kryetar, teksa aktualisht sipas Besart Logut, i ftuar në studion e Breaking me Fiori Dardha në Top News, po kryhen procedurat për ndryshimin e emrit dhe kryetarit.
Besart Logu u shpreh se edhe pse ka qenë në krah të Lulzim Bashës, nuk pranon që vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të dalë me një parti të re, por do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.
Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, konfirmoi një gjë të tillë, i cili theksoi se pjesa krah Lulzim Bashës u përça, pasi një pjesë kërkonte krijim të një partie të re, e pjesa tjetër nuk pranonin të mos ishin pjesë e PD, por të luftohej për të, pasi lufta ishte për parime dhe jo interesa personale./ S,M