Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta paguajë faturën, raporton agjencia “Reuters”.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, shefi i NATO-s ka thënë se aleanca duhet të investojë më shumë në mbrojtje, ta rrisë prodhimin industrial të mbrojtjes dhe të ndihmojë më shumë Ukrainën.

Rutte ka shtuar se “në Ukrainë, ne kemi nevojë për SHBA-në të qëndrojë e përfshirë”.

“Nëse administrata e Trumpit do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë nga industria e saj e mbrojtjes, fatura do të paguhet nga evropianët, jam i bindur për këtë. Ne kemi vullnet ta bëjmë këtë”, tha Rutte.

Komenti i sekretarit të NATO-s erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar këtë javë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta mbështetur Ukrainën./K.K

Të fundit

Kriza teknike për ChatGPT, mijëra njerëz raportojnë ndërprerje të papritur

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në...

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

Ekonomia shqiptare po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit, si dhe plakja e popullsisë ka futur...

Kohë të vështira për ekonominë, alarmi: 25 vitet e ardhshme janë kritike për botën

“Ekonomitë në zhvillim, nuk duhet të kenë iluzione për luftën që kanë përpara: 25 vitet e ardhshme do të jenë një betejë më e...

QKLL dhe Instituti Italian i Kulturës me projekte të përbashkëta për 2025-ën

Në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u diskutua sot për projektet e përbashkëta, mes kësaj qendre dhe Institutit Italian të Kulturës...

Lulzim Basha merr parti me qira, ja skema për të hyrë në zgjedhje

Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond...

Lajme të tjera

Web TV