Zyrtarisht e divorcuar nga Bes Kallaku,Xhensila shijon pushimet në mal si një nënë single

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, duket e po e shijon shumë kohën si një nënë  ‘single’, pasi u divorcua zyrtarisht nga aktori i humorit, Bes Kallaku.

Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare shfaqet duke pushuar me dy fëmijët e saj, Ajkën dhe Amenin.

 

Por, krahas fotove me fëmijët, nuk kanë munguar as disa poza seksi të Xhensilës, e cila shpesh herë publikon në rrjetet e saj sociale foto duke zbuluar hiret e saj.

Siç shihet edhe nga pamjet, Xhensila ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushime në një vend malor dhe me borë, por pavarësisht motit të ftohtë, kjo nuk e ka penguar atë të pozojë dhe me bikini nga pishina e hotelit ku është akomoduar.

Pas divorcit të shumë përfolur me sherre dhe konflikt mes saj dhe Besit, Xhensila thotë se thashmë është fokusuar te gjerat pozitive.

“Vetëm ndjesi pozitive”, ka shkruar ajo krahas fotove të publikuara në “Instagram”.

Divorci i çiftit ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë. Panorama.al ka siguruar dokumentet e vendimit të Gjykatës së Tiranës për zgjidhjen e martesës mes Besit dhe Xhensilës.

Në vendimin e datës 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares nga 50 mijë lekë për secilin fëmijë, pra 50.000 lekë për Ajkën dhe 50.000 për Amen.

I padituri Besart Kallaku detyrohet të paguajë detyrimin për ushqim për fëmijët e tij të mitur në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj për secilin prej tyre, detyrim ky që fillon nga data e ngritjes së padisë datë 16.05.2024”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Lexo edhe :  Pas dy vitesh, Enca ndahet nga i dashuri afrikan! Si mori fund pa bujë romanca mes tyre

Ndërsa këngëtarja do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre. Sipas vendimit Bes Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht dhe dhjetor.

“I padituri Besart Kallaku, ka te drejte të marrë dhe të takojë fëmijën  e tij të mitur, Ajka Kallekku, fundjavat e para dhe të treta ta çdo muaji, nga dita e premte pas përfundimit të procesit mësimor, duke e marrë atë nga shkolla, deri ditën e djelë or 18:00 dhe  java e dyte dhe të katërt to çdo muaji ditën e mërkure dhe të premte, pas përfundimit të procesit mësimor duke e marrë atë nga shkolla deri në orën 17:00.

I padituri Besart Kellaku, ka të drejtë te marre dhe te takoje fëmijen e tij te mitur Amen Kallaku, ë shtunën e pare dhe te trete të çdo muaji, nga ora 10:00 deri në oren 18:00, javën e dytë  dhe të  katërt të çdo muaji ditën e premte, nga ora 10:00

 I padituri Besart Kallaku, ka te drejtë te marre fëmijët e tij te mitur, për pushime verore nga data 1 deri në datën 15 gushi ne vitet çift dhe nga data 16 deri ne 31 gusht ne vitet tek, si dhe për pushime dimërore, nga data 23 deri ne datën 30 dhjetor ne vite tek dhe nga data 31 dhjetor deri në datën 6 janar në vitet çift”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Të fundit

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të...

Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre

Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti...

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me radhë. Periudha që njihet botërisht si...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Lajme të tjera

Web TV