Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë/Kontribut për shqiptarizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vizitoi Teqenë e parë bektashiane shqiptare të Amerikës, e themeluar 70 vjet më parë në Tejlor të Miçiganit nga Baba Rexhepi.

Balla vlerësoi figurën e themeluesit dhe falënderoi Baba Eliton Pashajn për vazhdimin e traditës bujare të ndihmesës ndaj çdo shqiptari, pa dallim feje.

“Për mua është një kënaqësi e dyfishtë të jem në këtë teqe që ka një histori tepër të veçantë dhe të kujtojmë së bashku kontributin e madh të Baba Rexhepit, i cili jo vetëm që ngriti këtë teqe, por e shndërroi atë në një institucion të rëndësishëm të shqiptarisë, për shkak të kontributit të tij të madh në dobi të interesave të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve. Kështu që në këtë aspekt unë gjej rastin që t’ju falënderoj ju që po e vazhdoni edhe amanetin edhe traditën e bukur.

Dhe t’ju them të drejtën, ajo që më ka pëlqyer shumë këto orë të qëndrimit tim në Miçigan është se nuk ka dallim se është shqiptar që është i krishterë apo i besimeve të tjera fetare, të gjithë ndajnë të njëjtin vlerësim që ajo punë që bëni ju këtu është një punë shumë e mirë në dobi të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Përgëzime, meritoni respekt dhe falënderime”, tha Balla.

Baba Eliton Pashaj i uroi mirëseardhjen Ballës dhe kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erjon Isai, nga vjen dhe shumica e besimtarëve bektashi të Miçiganit, shtet ku të emigruarit në pjesë dërrmuese janë nga juglindja e Shqipërisë.

“Siç e thotë dhe Baba Rexhepi, Teqeja bektashiane i ka dyert e hapura për njerëzit pa dallim race, pa dallim besimi, pa dallim niveli social që kanë. Çdo njeri është i mirëpritur në teqetë bektashiane, ashtu siç thotë dhe Rumi: ejani, ejani, ejani. Është kënaqësi që ju kemi këtu, faleminderit për vizitën tuaj, për kohën e kushtuar.”

Lexo edhe :  A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

Në fund të takimit, Balla dhe Babai i Teqesë së parë shqiptare në Miçigan shkëmbyen dhurata simbolike. Balla i dhuroi një peizazh të Beratit, ndërsa Baba Eliton Pashaj i dha një dhuratë  me simbolet amerikano-shqiptare në nder të SHBA-së që u hapi dyert bektashianëve kur të gjithë ia kishin mbyllur nëpër botë”, shtoi Balla./E.T

Të fundit

Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë...

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu. Khalife, i cili...

SHBA do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së? Blloku europian nën ‘ethet’ e kohës

Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë. Duke folur...

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të hënën se ai është administratori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, duke konfirmuar marrjen de-fakto...

Ngjela: “Berisha vuan nga skllavëria e pushtetit, Rama do të mbetet në krye”

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të...

Lajme të tjera

Web TV