Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar Dritan (Gramoz) Rexhepin nga Paraburgimi 313 në burgun e Fierit.
Zhvendosja e të paraburgosurit, që po gjykohet si një nga porositësit e rrëmbimit të Jan Prengës, u bë shkak edhe për ndryshimin e ditës së seancës ndaj tij dhe të bashkëpandehurve bë Gjykatën e Posaçme.
Përmes avokates së tij, Rexhepi, kërkoi që seanca të mos zhvillohej të premten, pasi në këtë rast ai shoqërohej në IEVP Fier ditën e hënë.
Seanca e sotme në GJKKO u shty për shkak të mungesës së një prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve. Seanca e radhës u caktua në 3 shkurt, ora 14:00. /e.t