Frutat, aleatët më të mirë për kujdesin e fytyrës në dimër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për të përballuar me sukses këtë stinë. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike.

Gjatë stinës së dimrit për të patur një fytyrë sa më të ndritshme dhe të duket e shëndetshme na vijnë në ndihmë frutat. Ja disa nga frutat që duhet të konsumoni për një fytyrë plot shkëlqim dhe të hidratuar:

Molla

Nëse konsumoni edhe një kafshatë nga ky frut çdo ditë, do të gjallëroni lëkurën pasi është e pasur me ujë dhe kolagjen.

Pjepri

Nëse doni të luftoni thatësinë në fytyrë gjatë dimrit, përfshini në dietën tuaj pjeprin. Ai përmban 90% ujë dhe shumë beta karoten.

Luleshtrydhe

Ato kanë fuqinë për të zvogëluar njollat e errëta, qeskat poshtë syve dhe për të zbardhur ngjyrën e lëkurës. Kjo për shkak të acidit salicilik dhe sasisë së madhe të lëngjeve që ky frut ka në pulpë. Përdoreni në sallatë dhe konsumojeni edhe gjatë darkës.

Kivi

Është frut i rinisë, pasi ka nivele të larta të vitaminës E, antioksidantë dhe ujë, të cilët promovojnë rigjenerimin e qelizave.

Shalqiri

Shalqiri është një frut thelbësor për të hidratuar lëkurën, për të minimizuar madhësinë e poreve dhe për të përshpejtuar procesin e shërimit. Konsumojeni çdo ditë pas trajtimeve me lazer ose dermabrasion dhe ju do të shihni se çdo njollë do të zhduket shumë shpejt.

Kumbulla blu

Ushqyesit e saj luftojnë kundër humbjes së elasticitetit dhe rrudhave duke e bërë lëkurën tuaj të duket më e re dhe e shëndetshme në dimër.

Lexo edhe :  Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Qitro

91% e këtij fruti me lëng është uji, prandaj mos hezitoni ta hani atë në mënyrë që lëkura juaj të mbetet e hidratuar./K.K

Të fundit

E dinit? Ky është libri që shpiku “Big Brother-in”, ja çfarë shkruhet brenda tij…

“Big Brother” është një nga formatet më të njohura televizive në botë, por pak e dinë që koncepti i...

Rozana Radi trondit Gertën: Olta më do mua, zbulon arsyen pse nuk flasin dy motrat

Rozana Radi dhe Gerta Gixhari janë dy banoret e Big Brother Vip 4 të cilat prej nisjes së këtij formati janë përfshirë në debate...

Ja sa persona do të jenë prezent në finalen e madhe të BBVK 3

Sonte është nata që të gjithë kanë pritur! Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova premton të jetë një spektakël i...

Një këngë e pa publikuar nga Tina Turner del në dritë pas 40 vitesh

Një këngë e papublikuar nga artistja amerikane dhe mbretëresha e rock and roll-it Tina Turner do të publikohet si pjesë e një albumi përmbledhës...

Pse fëmijët shqiptarë po vuajnë sot më shumë nga stresi e ankthi

Ndryshimet në ritmin e jetesës kanë nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm te të rinjtë, por edhe tek fëmijët më të...

Lajme të tjera

Web TV