Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Itali– Policia italiane në Terni arrestoi një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, për shkelje të rregullave të emigracionit, i cili ishte dëbuar me afat 10-vjeçar nga vendi dhe kishte precedentë të shumtë penalë.

Edhe pse ishte dëbuar me vendim të organeve ligjzbatuese, ai nuk e kishte zbatuar urdhrin dhe për më tepër qarkullonte në rrugët e qytetit me një fuoristradë.

I dyshuari është kapur nga patrullat në mesjavë, teksa udhëtonte në “Via Narni”, kur efektivët ndaluan për kontroll mjetin e marrë me qira. Ndonëse shoferi kishte dhënë një leje drejtimi me të dhëna të vërteta në dukje, efektivët e njohën menjëherë kontingjentin, duke e lidhur atë me një individ me precedentë të shumtë penalë.

Për këtë arsye i riu iu nënshtrua ndalimit dhe verifikimit të thelluar, nga ku rezultoi se nëpërmjet gjurmëve të gishtrinjve figuronte si person me rrezikshmëri dhe precedentë të shumtë në territor, që duhet ta kishte lënë Italinë sipas vendimit të autoriteteve.

Media informon se vendimi për dëbimin e tij ishte marrë prej vitit 2022, kur iu kërkua të mos kthehej më për 10 vite në Itali, informon media.

Shqiptari kishte ndryshuar mbiemrin në vendin tonë, me qëllim që të rikthehej përsëri në Itali. Gjykata pavarësisht shkeljes që kishte bërë, vendosi që ai të hetohej në gjendje të lirë deri në fund të procesit./e.t

Të fundit

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe...

SHBA do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së? Blloku europian nën ‘ethet’ e kohës

Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë. Duke folur...

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të hënën se ai është administratori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, duke konfirmuar marrjen de-fakto...

Ngjela: “Berisha vuan nga skllavëria e pushtetit, Rama do të mbetet në krye”

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të...

Trump, i vetmi president amerikan që e fillon punën me kuota nën 50%

Nga Eduard Zaloshnja George Gallup ishte i pari statisticien që zhvilloi sondazhe të opinionit publik, bazuar në një kampion statistikor me rreth 1100 qytetarë të...

Lajme të tjera

Web TV