Izraelitët marrin Onkologjikun, Rama: Bashkë menaxhim pas situatës me mjekët kriminelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plagët e krijuara në imazhin e Qeverisë nga skandalet e muajve të fundit në menaxhimin e Spitalit Onkologjik, Kryeministri duket se po tenton t’i shërojë duke përfshirë në bashkëadministrim një spital të specializuar izraelit, që do të merret si me burimet njerëzore ashtu edhe me investimet në këtë spital.

“Një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit. Në një farë mënyre, është një bashkë administrim. Na duhet t’i kushtojmë shumë më tepër burimeve njerëzore dhe kjo nuk është thjesht çështje pagash dhe teknologjisë. Do ta bëjmë QSUT në këto 5 vite të ardhshme një qendër ekselence teknologjike”, u shpreh kryeministri.

Edi Rama tregoi që përfaqësuesit e Spitalit Izraelit do të qëndrojnë fizikisht në këtë qendër, ndërsa tregoi detaje se si do të funksionojë ky partneritet, që nga trajnimet deri tek ndihma për ndërhyrjw që nuk mund të kryhen nga bluzat e bardha të Onkologjikut.

“Ta themi të tërën, të jetë mundësia e artë për “kopshtin pa drekë” të Onkologjikut, qoftë për vizita pune afatshkurtra në Izrael, qoftë edhe për vizita-qëndrime afatgjata njëvjeçare për mjekë të caktuar që do të përzgjidhen, nga miqtë tanë, jo nga miqtë e miqve tuaj. Në mënyrë të posaçme një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar rastet e rënda për fëmijët, rastet që kërkojnë realisht  një ndërhyrje të super specializuar dhe këto ndërhyrje të super specializuara”, tha Rama.

Të gjithë këtë ndihmë, sipas Ramës, Izraelitët po e japin falas, pa asgjë në këmbim.

“Miqtë nga Izraeli nuk janë këtu për të fituar asgjë, as para, as reputacion. Janë këtu për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar në fushën e tyre, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë”.

Kryeministri nuk pranon që në spital ka mungesë të medikamenteve për trajtimin e pacientëve, por të keqen e Spitalit e gjen te mjekët tashmë të larguar të cilët po përballen me drejtësinë.

Lexo edhe :  A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

“Rikthehemi këtu në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në spitalin onkologjik”.

Rama u referohet mjekëve, të cilët janë nën hetim nga SPAK me akuzën se kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private. I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm radioaktiviteti për stafin mjekësor dhe pacientët. Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimi i ilaçeve antitumorale të spitalit dhe tregtimi i tyre në farmaci private./E.T

Të fundit

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të hënën se ai është administratori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim...

Ngjela: “Berisha, skllav i pushtetit – Rama s’ka rival”

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të...

Trump, i vetmi president amerikan që e fillon punën me kuota nën 50%

Nga Eduard Zaloshnja George Gallup ishte i pari statisticien që zhvilloi sondazhe të opinionit publik, bazuar në një kampion statistikor me rreth 1100 qytetarë të...

Dominimi absolut i TikTok – Si gjenerata e re po ripërcakton pjesëmarrjen dixhitale

TikTok është padyshim platforma më e kërkuar e rrjeteve sociale në krahasim me aplikacionet e tjera në universin dixhital. Numri i përdoruesve të tij është vazhdimisht...

Ç’ndodhi gjatë natës? Egli dhe Gjesti shkëmbejnë puthjen e parë në buzë?

Teksa Egli e ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Gjestit, ky i fundit ka thënë se nuk ushqen ndjenja ndaj saj, megjithëse veprimet e tij...

Lajme të tjera

Web TV