Keni bërë plane për fundjavë?/ Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Edhe fundjava sjell maksimume që do të jenë në vlerën 20 gradë Celsius në orët e mesditës së ditës së shtunë. Po ashtu, dita e shtunë do të sjellë intervale të gjata me kthjellime pothuajse përgjatë gjithë ditës. Në zonat malore do të kemi kalime të lehta të vranësirave. E shtuna, temperatura do t’i ketë në rritje të tyre, duke bërë që të regjistrohen në qytete të zonave malore vlera edhe në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në Ulëtsirën Perëndimore mbeten në vlerën 20 gradë Celsius.

Ndërkohë, dita e dielë do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar, por nuk priten reshje shiu.

Hakil Osmani: Është dita e dielë ajo që do i bëjë vranësirat më të shpeshta në territorin shqiptar duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë rreth vlerës 19 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonën malore do të luhaten nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Mëngjeset ditën e dielë do të kenë rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet të ngjiten 2 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 5 dhe shumë pranë vlerave 10 gradë Celsius./e.t

Të fundit

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe...

SHBA do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së? Blloku europian nën ‘ethet’ e kohës

Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë. Duke folur...

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të hënën se ai është administratori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, duke konfirmuar marrjen de-fakto...

Ngjela: “Berisha vuan nga skllavëria e pushtetit, Rama do të mbetet në krye”

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të...

Trump, i vetmi president amerikan që e fillon punën me kuota nën 50%

Nga Eduard Zaloshnja George Gallup ishte i pari statisticien që zhvilloi sondazhe të opinionit publik, bazuar në një kampion statistikor me rreth 1100 qytetarë të...

Lajme të tjera

Web TV