Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Letra e Sali Berishës dërguar në Facebook presidentit Donald Trump nuk vlen as për Trumpin dhe as për Berishën, pasi Trumpi as që e lexon, dhe Berishës nuk i hyn në punë nëse ai e lexon apo e merr, por që ta shikojnë shqiptarët që i dërgoi letër.

Por ama, letra vlen shumë për të kuptuar hallin e Sali Berishës. E gjithë letra ishte një përpjekje për të shpjeguar problemin e tij me qeverisjen e SHBA-ve para Trumpit.

D.m.th shpallja e tij “non grata”, izolimi i tij ndërkombëtar, humbja e thellë në zgjedhje, etj., sipas tij vinin nga fakti se në SHBA qeverisnin të majtët që shpenzonin para për të shkatërruar të djathtën botërore, përfshirë edhe Sali Berishën.

Kjo tregon shumë se çfarë bën pleqëria dhe halli familjar. Sali Berisha nuk ka bërë ndonjë gjë kaq banale më parë publikisht.

Përpjekja e tij për të ilustruar idetë e Trumpit me hallin e tij familjar, tregon pse është i motivuar ai të qëndrojë ende në politikë dhe të kapet me thonj pas PD-së, me shpresë që t’i heqë damkën e hajdutit të akuzuar për korrupsion madhor, minuesit të demokracisë dhe shantazhuesit të drejtësisë.

Por nëse Berisha në SHBA është futur nën sanksione sepse, sipas tij, ishte qeveri e majtë, atëherë pse në Londër, që ishte qeveri e djathtë, madje qeveri trumpiste, ajo e Boris Johnson-it, ai u shpall “non grata” dhe i humbi të gjitha gjyqet duke harxhuar edhe 600 mijë paund dhe duke mbetur përjetësisht “non grata”? Apo trumpistët e Londrës i paguante Sorosi?

Nëse reformën në drejtësi e bëri Sorosi, e gjithë ajo u konkretizua nga 2016 deri më 2020, kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Trumpi. Apo edhe në atë kohë Sorosi manipulonte Trumpin?

Lexo edhe :  Pesë socialistët më të votuar dhe pse Blendi Gonxhe nuk është i pari...

Dhe së fundmi, nëse vërtet beson se Trump do t’i heqë Berishës statusin e “non grata”, a do të bëhet Berisha figurë e nderuar për shqiptarët?

Berisha është shpallur “non grata” fillimisht nga shqiptarët dhe më pas nga SHBA-të dhe Britania e Madhe. Heqja e “non grata”-s për Berishën është lehtësim i madh për politikanët e tjerë, përfshirë Edi Ramën, por për shqiptarët nuk thotë asgjë. Për politikanët e tjerë po. Sikur kjo të ndodhte teorikisht, njeriu më i gëzuar për këtë do të ishte Edi Rama, pasi ai e mund Berishën si me “non grata”, ashtu edhe pa “non grata”.

Por nëse SHBA-të mund të poshtërohen nga lobistë e të heqin sanksionet, atëherë SHBA bëhet një vend qesharak në Shqipëri dhe nuk mund të imponojë më askënd. As me “non grata”, as me SPAK dhe as me reformën në drejtësi. Aty merr fund ndikimi amerikan në Shqipëri.

Nuk besoj që Berisha ua bën këtë nder kundërshtarëve të tij, të cilët e vetmja gjë që kanë frikë në këtë vend është SHBA-ja./    S,M

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV