Sali Berisha paralajmëron: Mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk mund të pranohet që dy të tretat e shqiptarëve të përjashtohen nga e drejta e votës për shkak të mungesës së dokumenteve shqiptare. Ai u shpreh se, përkundër kompromisit të bërë, ky është një lëshim i papranueshëm, pasi shumë shqiptarë në diasporë nuk kanë letërnjoftime ose pasaporta shqiptare të vlefshme.

Berisha kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të ndërmarrë hapa zyrtarë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të shprehë një qëndrim publik. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse ky vendim nuk zbatohet, do të organizohet një lëvizje e fuqishme mosbindjeje civile, që do të nisë nga Shqipëria dhe do të vazhdojë në nivel global, me protesta të fuqishme para ambasadave.

“Pra, ne e bëmë edhe kompromisin, por meqenëse u kërkua dhe në sensin që të bëjmë ndryshime me lëshime reciproke, kjo nuk duhet të jetë fare lëshim se nuk mund të ketë forcë politike që të pranojë të ndëshkojë dy të tretat e shqiptarëve se nuk kanë letërnjoftimet shqiptare apo pasaportat në xhep.

Në këtë kontekst, unë ftoj edhe njëherë, në radhë të parë KQZ që të bëjë demarshet zyrtare dhe të shprehet publikisht sepse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është një detyrim madhor kushtetues.

Përndryshe, ne do organizojmë demonstratat më të fuqishme pranë ambasadave të narkoshtetit, por jo vetëm pranë ambasadave.

Pra, do të nisë një lëvizje e re e fuqishme e mosbindjes civile, kjo që është në Shqipëri, do vazhdojë në botë.

Nuk mund të pajtohemi kurrë me një frikë dhe absurditet që tregon regjimi ndaj votës së emigracionit.

Lexo edhe :  Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

Kjo do të thotë të përjashtohesh të paktën 1 milionë shqiptarë nga e drejta e votës.

Sepse është bërë shumë e qartë, Eurostati thotë 1.1 milionë shqiptarë nga viti 2014 deri në vitin 2022. Prej tyre, nja 200 e ca mijë janë të palegalizuar. Të tjerët janë ose bashkim familjar, ose të legalizuar. Pra, dy të tretat ose më shumë janë se duan t’i përjashtojnë në këtë mënyrë.

Unë nuk them se të gjithë këta nuk kanë dokumente, por në tërësi nuk kanë dokumente.

Dhe nga të katër anët e vendit njoftohemi se ne nuk po regjistrohemi dot për shkak të dokumenteve.

Edhe njëherë u bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të përgatiten për protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin, i cili kërkon t’i dënojë ata dhe de facto t’ua mohojë të drejtën e votës.

Përbën kjo një shkelje shumë të rëndë, shumë të madhe, përjashtimi i 1 milion shqiptarëve vetëm se nuk kanë dokument shqiptar, është i padëgjuar ndonjëherë”, tha Sali Berisha./   S,M

Të fundit

Pse fëmijët shqiptarë po vuajnë sot më shumë nga stresi e ankthi

Ndryshimet në ritmin e jetesës kanë nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm te të rinjtë, por...

Astrologia Afërdita Zaja ngre alarmin, Një tërmet i fuqishëm pritet në mars të vitit 2025

Astrologia Afërdita Zaja paralajmëron tërmet mbi 5 ballë në mars 2025 Astrologia e njohur shqiptare, Afërdita Zaja, ka bërë një deklaratë shokuese gjatë një emisioni...

VIDEO/ Beogradi nën “pushtetin” e studentëve, automjeti futet mes protestuesve

Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten një grevë e përgjithshme. Në këtë aksion, qytetarët janë ftuar nga studentët, të cilët për...

‘Prioritet, siguria dhe teknologjia’ John Ratcliffe betohet si drejtor i ri i CIA-s

John Ratcliffe ka marrë detyrën si drejtori i ri i CIA-s, një ngjarje e konsideruar si një hap i rëndësishëm për avancimin e sigurisë...

Keni bërë plane për fundjavë?/ Sinoptikani tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb”, thotë se dita e shtunë do të sjellë temperatura që do të...

Lajme të tjera

Web TV