Klientët e One Albania e marrin të parët pajisjen në 7 shkurt
Këtë të mërkurë Samsung Electronics ka njoftuar hedhjen në treg të tri pajisjeve nga seria e Galaxy 25: Galaxy S25, Galaxy S25 Ultra, Galaxy S25+. “Samsung Galaxy Unpacked” bëri bashkë të gjithë entuziastët e teknologjisë që mundën ta ndiqnin të gjithë trajnimin live në One Connect Hub.
Inteligjenca artificiale ishte kryefjala e përditësimeve që gjiganti korean sjell për përdoruesit e vet. Azhurnimet në One UI 7 bëjnë që pajisjet Galaxy të jenë më inteligjente se kurrë, ndërkohë që promovohet ruajtja e privatësisë në mënyrë rigoroze. Circle to Search with Google e bëjnë kërkimin në ekranin e telefonit më të shpejtë, ndërsa duke mbajtur shtypur butonin anësor mund të aksesohet “miku” më i ri i përdoruesve Android – Gemini, për të kryer ndërveprime pa probleme me aplikacionet Samsung dhe Google.
Vitet e fundit inteligjenca artificiale ka qenë në fokus të gjithë prodhuesve të pajisjeve elektronike. Nga ndihma e përdoruesve në hartimin e mesazheve me tekst, te përmbledhja e emaileve deri te thjeshtimi i editimit të fotografive, inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pandarë e veçorive që kompanitë celulare promojnë.
Klientët e One Albania mund ta porosisin që tani Samsung Galaxy S25 në linkun: https://preorder.one.al/, për ta marrë të parët produktin, sapo ai të dalë në shitje më 7 shkurt 2025.