Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump ka pezulluar fluturimet e refugjatëve afganë që kishin shpëtuar nga talebanët dhe ndodheshin në periudhë kalimtare në Shqipëri. Në Shëngjin prej tre vitesh ndodhen rreth 700 afganë që ishin në pritje për të shkuar drejt SHBA-ve, por tashmë do të duhet të mbesin në një kohë të pacaktuar në vendin tonë, ndoshta përgjithnjë.

Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në gusht të vitit 2021, Shqipëria ka shërbyer si strehë për mijëra qytetarë afganë që u detyruan të ikin për t’i shpëtuar regjimit të ri taleban. Ata ishin aleatë të Shteteve të Bashkuara gjatë periudhës së luftës dhe ishin në rrezik të madh për shkak të lidhjeve të tyre me ushtarët dhe diplomatët amerikanë. Pas mbërritjes në Shqipëri, shumë prej tyre prisnin të vazhdonin rrugëtimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një programi për azil dhe shpërngulje.

Por një pezullim i papritur ka ndikuar seriozisht në këtë proces. Urdhëri ekzekutiv i ish-Presidentit Donald Trump, i nënshkruar në ditën e parë të presidencës së tij, ka pezulluar fluturimet që çonin refugjatët afganë në SHBA për një periudhë të pacaktuar. Ky urdhër ka ndërprerë udhëtimin për shumë aleatë afganë, të cilët shpresonin të vazhdonin jetën e tyre në siguri pas ikjes nga Afganistani.

Sipas raportimeve të CNN, ky veprim ka krijuar pasiguri për shumë afganë, të cilët tani janë në pritje të një zgjidhje që mund të vijë, por ende nuk ka një afat të qartë. “Afganët që morën arratinë për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve, tani i bëjnë thirrje Trampit të heqë pezullimin e programit të refugjatëve”, shkruan Associated Press, duke theksuar shqetësimin e shumë prej tyre për të ardhmen.

Nga ana tjetër, Fox Neës thekson se ky urdhër ka lënë në harresë mijëra aleatë afganë që tani presin të shpërngulen në SHBA. Në Shqipëri, numri i afganëve që ndodhen në pritje është i paqartë, por është konfirmuar se ata janë të gjithë të mbërritur me viza speciale dhe janë në një periudhë kalimtare. Ministria e Jashtme Shqiptare ka sqaruar se afganët që qëndrojnë në vend janë atij që janë në një periudhë tranziti dhe qëndrojnë për një kohë të kufizuar.

Lexo edhe :  Berisha thirrje shqiptarëve: Shfrytëzoni orët e fundit për tu regjistruar

Ata qëndrojnë mesatarisht deri në 23 ditë, pas të cilave pritet të vazhdojnë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, pezullimi i fluturimeve për afganët do të prekë një numër të konsiderueshëm të refugjatëve që ishin në pritje të udhëtimit për në SHBA.

Sipas statistikave, gjatë periudhës 90-ditore të pezullimit, afërsisht 1800 afganë priteshin të ishin tërhequr në SHBA, por tani ky proces është vënë në një pikë të paqartë. Përveç Shqipërisë, më shumë se 30,000 afganë janë ende në pritje në vende të tjera, si në Pakistan, ku shumë prej tyre gjetën strehë pas arratisjes nga talebanët.

Ky pezullim ka shtuar një tjetër barrë për ata që kanë kaluar një udhëtim të vështirë për të shpëtuar jetën e tyre dhe për të filluar një jetë të re në një vend të sigurt. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë arritur të shpërngulin deri më tani 180,000 refugjatë afganë, por shumë ende presin të realizojnë ëndrrën e tyre për një fillim të ri.

Nga ana tjetër vendet pritëse të afganëve tashmë do u duhet të bëjnë edhe “llogaritë financiare” për akomodimin, ushqimin, shkollim dhe çdo të drejtë tjetër që u takon emigrantëve. Me urdhrin e Trump gjithashtu pezullohen për 90 muaj çdo ndihmë finaciare për vendet e tjera, pasi të gjitha donacionet do të kalojnë në verifikim dhe më pas disa prej tyre mund të mbyllen.

Nuk dihet ende nëse projekti i USAID i cili kishte marrë përsipër shpenzimet për afganët e larguar do të vijojë ose jo. Në kushte të tilla nëse ndihmat ndërpriten dhe shuhet endrra e afganëve që aktualisht ndodhen në Shëngjin, do i duhet shtetit shqiptar të mendojë për integrimin e tyre e madje edhe shpenzimet e tjera që i kanë të nëvojshme.

Të fundit

33 mijë euro shishen e verës? Rama i përgjigjet komentuesve:Shpifja është e ndaluar në…

33 mijë euro shishen e verës? Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe një komentuesi i cili i referohet një deklarate të...

‘Nuk jam tiktokist’, Rama tregon pse ka zgjedhur komunikimin ‘Sy m’sy’

Kryeministri Edi Rama deklaron pse ka vendosur të ketë komunikime të shpeshta me shqiptarët qoftë dhe ata në rrjete sociale "Puna ime nuk është punë krahu është...

Vlorë/ Vajzat përleshen në mes të rrugës, 3 kundra 1

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka ndodhur një natë më parë në mes të rrugës në qytetin e Vlorës. Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese ka...

Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve

Instituti Norvegjez Nobel njoftoi se nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti arrijnë në 338, nga të cilët 244 janë individë dhe...

Stuhitë e fuqishme godasin Shtetet e Bashkuara, raportohet për viktima dhe dëme të shumta

Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave në një qytet të vogël të Oklahomës, po vazhdojnë drejt...

Lajme të tjera

Web TV