Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos është mbyllur me një barazim dramatik 1-1.
Sfida ka qenë shumë e luftuar, por me Dinamon që ishte më kërkuese në ndjekje të golit, të cilin e gjeti me anë të Mandelës vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Dinamo më pas dukej në kontroll dhe Partizani nuk ishte aq kërkues para Teqjes, i cili kaloi pjesën më të madhe të ndeshjes si spektator.
Por pikërisht në shtesën e takimit, një devijim me kokë i Bintsuka solli edhe barazimin1-1 që nuk i lejon asnjë prej skuadrave të shkëputen në kreun e klasifikimit duke mbajtur situatën mes tyre të pandryshuar./ D.C