E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm.

Zonja Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.

Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Zonja Noem dhe Zoti Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.
Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e Sekretarit të Thesarit.

Republikanët, të cilët gjithësesi i kishin votat e nevojshme për ta miratuar kandidaturën e saj, shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin.

Në një postim në rrjetet sociale, zonja Noem falënderoi Presidentin Trump për “besimin që i dha për të shërbyer si Sekretare e Sigurisë Kombëtare”.

“Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!”, shkruante ajo më tej.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të Presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.

Demokratët janë të ndarë se si duhen zbatuar masat që lidhen me kufijtë dhe imigracionin nën administratën Trump. Disa prej tyre po mbajnë qëndrime të zbutura ndaj vijës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm.

Lexo edhe :  Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Megjithatë, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat Chuck Schumer si dhe shumica e demokratëve, votuan kundër zonjës Noem.

Zoti Schumer theksoi rëndësinë e “zgjidhjeve dypartiake për të ndrequr problematikën në kufi”, dhe tha se zonja Noem “duket se po shkon në drejtimin e gabuar”.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare mbikëqyr Doganat, Mbrojtjen e Kufijve dhe Emigracionin. Departamenti është gjithashtu përgjegjës për sigurinë në transportin ajror, mbrojtjen e personaliteteve, reagimin ndaj fatkeqësive natyrore e çështje të tjera.

Presidenti Trump ka në plan të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën se si funksionon departamenti, duke përfshirë edhe ushtrinë në zbatimin e ligjeve mbi emigracionin si dhe riformësimin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.

Këto plane pritet ta vendosin zonjën Noem në qendër të vëmendjes.

Të premten Presidenti Trump vizitoi vendet që janë prekur së fundmi nga fatkeqësitë natyrore, Karolinën e Veriut dhe Kaliforninë.

Gjatë seancës dëgjimore në Senat, zonja Noem u pyet vazhdimisht nga senatorët demokratë nëse ajo “do t’u dërgonte ndihmë shteteve në raste fatkeqsish natyrore edhe nëse zoti Trump do t’i kërkonte që të mos e bënte një gjë të tillë”.

Zonja Noem tha se “do të zbatonte ligjit dhe se kjo do të bëhej pa paragjykime politike”./  S,M

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV