UASHINGTON – Aeroplanët ushtarakë C-17 filluan të transportojë të premten imigrantët e arrestuar nga Shtetet e Bashkuara nën urdhrat e Presidentit Donald Trump, ndërkohë që Pentagoni po bën përgatitjet për të dërguar forca shtesë në kufirin jugor, përfshirë divizionin elitar ajror të 82-të të ushtrisë.
Avionët e ushtrisë amerikane janë përdorur në të kaluarën për të bërë transportin e individëve nga një shtet në një shtet tjetër, sikur ndodhi gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në vitin 2021.
Por kjo është hera e parë brenda një periudhe kohore që mbahet mend që Shtetet e Bashkuara përdorin avionë ushtarakë për të transportuar imigrantë jashtë Shteteve të Bashkuara, sipas një zyrtari.
Në ditën e parë të mandatit të tij, Presidenti Trump e shpalli imigrimin e jashtëligjshëm emergjencë kombëtare, duke autorizuar ushtrinë amerikane që të ndihmojë me çështje e sigurisë së kufirit, duke nënshkruar një ndalesë gjithëpërfshirëse për azil dhe duke ndërmarrë veprime për të kufizuar dhënien e shtetësisë për fëmijët e lindur në tokën amerikane./K.K