Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç njoftoi Sinodi i Shenjtë i Kishës së Greqisë.
Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi. Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit.
Në këtë shërbesë do të marrin pjesë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, dhe kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis.
Sipas njoftimit, trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të dërgohet në Shqipëri./ S,M