Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi
Punoni me energjinë tuaj sot. Prioriteti mbetet te familja dhe shoqëria. Përqendrohuni tek projektet e ndryshimit të ambientit dhe rishikoni shpenzimet e tepërta. Stili i jetës është paksa i lodhshëm, ndaj tërhiquni për pushim. Kostot emocionale janë pika e dobët, çelësi i suksesit; shpirti i lirë.
Demi
Gjendja emocionale nuk do ketë asnjë vlerë nëse vijoni të qëndroni në majë të iluzioneve tuaja. Aksi yjor është një prerje fantastike nëse besoni se mund të ndryshoni diçka në karrierën tuaj profesionale. Zbulimi i vlerave tuaja personale lidhet me aftësinë për të gjetur personat e duhur. Reflektoni mbi një lidhje që ka kaluar dhe ju ka bërë të ndiheni në miniaturë para vlerave të personalitetit të të tjerëve. Pika e dobët është nostalgjia për ato që nuk i keni më dhe çelësi i suksesit; impenjimi profesional.
Binjakët
Binjakë autentikë, kujdes me financat! Shpenzimet e mëdha po ju kthehen në një mani nga e cila do vuani pasoja të rënda. Përpiquni të zbuloni në heshtje nevojat konkrete. Në dashuri jeni një person me fleksibilitet të lartë , ndaj jepini mundësi miqve tuaj të ndihen të sigurt në ecurinë dhe prioritetin që i keni vënë punëve. Frika dhe pavetëdija në disa situata nuk ju bën me më pak faj, ndaj ruani qetësinë. Pika e dobët është mungesa e durimit dhe çelësi i suksesit është marrëdhënia konkrete.
Gaforrja
Gaforre energjike, përqendrohuni te qëllimet tuaja! Sfera e marrëdhënieve personale nuk ka gjithmonë diell, ndaj rezervohuni ndaj ngarkesave të tepërta emocionale. Planet në familje lidhen me disa premtime të vjetra që i keni lënë pezull. Pika e dobët është pasuria dhe çelësi i suksesit; vetëvlerësimi.
Luani
Jeni ende në një pauzë të dyshimtë emocionale. Kërkoni nga vetja me objektivitet e më pas trokisni tek zemrat e të tjerëve. Krijimtaria po shkon paralel me një histori dashurie të mjegullt, ndaj qartësoni pozicionin tuaj. Forca e brendshme ju inkurajon të dilni përtej egos, ndaj kujdes me fjalët se mund të lëndoni të tjerët. Pika e dobët janë flirtet pa vend dhe çelësi i suksesit; krenaria.
Virgjëresha
Ju duhet të qëndroni pak në distancë që të vlerësoni realisht veten dhe të tjerët. Miqtë janë gjithmonë aty për t’ju dëgjuar. Udhëtimet ju marrin ca kohë nga e familjes, ndaj rezervohuni me daljet e shpeshta. Mbrëmjet janë të sinqerta kur ju duhet të jeni pa filtra para asaj që shkoi e ditës që vjen. Pika e dobët janë tensionet e vogla të panevojshme dhe çelësi i suksesit; fjalët e zgjedhura.
Peshorja
Pozitiviteti është një ndihmë e madhe në profesionin tuaj. Financiarisht po përmirësoheni, por ju duhet ende shumë punë. Pavarësia në çift ju ka bërë të keni frikë nga kornizat e limitet që ju kanë vënë të tjerët në mënyrë arbitrare. Energjia juaj kalon shpesh në plan të dytë, ndaj ju duhet të tregoni kujdes. Rrezikoni të humbi durimin ndaj një lidhje dashurie dhe kjo është pika e juaj e dobët, ndërsa çelësi i suksesit është afrimiteti me rrethin familjar.
Akrepi
Kohë e përkryer për të dalë nga një gjendje amullie. Forca e brendshme do ju ndihmojë të kuptoni se keni ecur në një rrugë pa krye. Një udhëtim do jua qartësojë idetë nëse jeni duke u treguar paksa pragmatist. Termat vulgarë nga persona me pushtet mbi ju kanë kaluar caqet e durimit, ndaj ju duhet t’u tregoni vendin. Pika e dobët është indiferenca dhe çelësi i suksesit; racionaliteti.
Shigjetari
Rifreskoni rutinën tuaj profesionale dhe përpiquni të fitoni zemrën e atyre që vlerësuan personalitetin tuaj në çastet më të këqija. Ana tjetër e medaljes ju favorizon të riktheni lavdinë e munguar e të kryesoni për të marrë pjesën më të mirë të gjithë kësaj loje që mendoni të nisni. Efikasiteti në punë ju jep mundësinë të shikoni se pika juaj e dobët është familja dhe çelësi i suksesit; dëshira për të qenë të shoqërueshëm.
Bricjapi
Romantizëm dhe diplomaci, këto janë dy fjalët kyçe që do ju nxjerrin nga një gjendje apatie. Gjithë këtë kohë e keni humbur duke pritur “çastin” që nuk vjen gjithmonë kur doni ju. Në lidhje me dashurinë ju duhet thjeshtë të kuptoni se vitet kalojnë shumë shpejt. Takimet për punë ju favorizojnë nëse do dini të trokisni ku duhet. Pika e dobët është lakmia për pushtet dhe çelësi i suksesit; aftësia për të kuptuar sensin e masës.
Ujori
Shëndeti dhe familja kanë gjithmonë nevojë për një vëmendje më të madhe. Luani mirë rregullat e lojës për të qenë pjesë e rëndësishme e grupit e mos filloni të delironi. Eksperimentet me financat kanë nevojë për një moment të dytë. Pika e dobët është dëshira për të fantazuar dhe çelësi i suksesit; harmonia.
Peshqit
Të natyrshëm e të dashur, ja këto janë dy armët tuaja me të cilat jeni duke fituar shumë zemra këto kohë. Tërheqja nga origjinaliteti ju kishte veshur me një ego të dytë e cila po ju shkatërronte në raport me partnerin. Jepini kohë dashurisë për të mos humbur atë që e keni fituar me shumë mund. Financiarisht po shkoni mirë. Pika e dobët janë çështjet ligjore dhe çelësi i suksesit aftësia për të mos lakmuar pasurinë e të tjerëve./K.K

Të fundit

Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vënë theksin te rëndësia e zgjidhjes së problemit të pronave, të cilin e...

Gjendet një person i pajetë në liqenin e Komanit

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë në ujërat e Komanit. Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor, ndërsa...

Balla takim me emigrantët në Toronto/ Për momentin më të mirë se ne nuk ka!

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u zhvendos në Kanada për turneun e tij informues në Amerikën e Veriut. Në Toronto...

Fevziu shkon në xhaminë e shqiptarëve në Damask (VIDEO)

“E paaaaaabesueshme! Jam në xhaminë e shqiptarëve, në lagjen e shqiptarëve në Damask të Sirisë”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar...

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, reagon Memolla: Jam kryebashkiak i Rrogozhinës derisa…

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Mmeolla ka deklaruar se do të apelojë vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme per dënimin e tij me 1...

Lajme të tjera

Web TV