Yuval Rafael, e mbijetuara izraelite e sulmit të Hamasit në festivalin muzikor Nova, do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2025.
Njëzet e katër vjeçarja Rafael, fituesja e konkursit “Rising Star” të mbajtur të mërkurën, fitoi më shumë vota nga juria dhe publiku dhe do të garojë në Bazel të Zvicrës në maj, sipas mediave izraelite.
Kënga që do të këndohet do të zgjidhet në muajin mars nga komisioni i shërbimit publik Kan.
Në finalen e konkursit, Rafaeli këndoi një version të këngës “Dancing Queen” nga grupi suedez pop “Abba”, kushtuar, siç u tha, “të gjithë engjëjve” që u vranë në festival.
“Muzika është një nga faktorët më të fuqishëm në procesin tim të shërimit”, tha Juval Rafael.
Këngëtarja e re ishte me miqtë në festivalin Nova kur ekstremistët palestinezë nga Gaza të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023./K.K