Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, përfundon mbledhja e Sinodit të Kishës Ortodokse! Ja vendimet që u morën
Ka përfunduar mbledhja Sinodit të Kishës Ortodokse
Njoftimi:
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme sot, më datë 25 janar 2025, në orën 11:30.
Në këtë seancë, Sinodi shprehu dhimbjen e thellë për fjetjen në Zotin të Atit dhe Kryebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.
Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:
Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.
Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.
Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.
Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.
Sekretariati
Mitropoliti i Amantias
† Nathanail
Tiranë, më 25 janar 2025 / S,M