Njihuni me kombinimin e ushqimeve që i bëjnë mirë zorrëve tuaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zorra është organi më i madh “shqisor” i trupit tuaj.

Kjo do të thotë që ajo e di vetë se çfarë po ndodh brenda jush. Kjo është arsyeja pse emocionet tuaja… ‘përfundojnë’ në stomak.

Në fakt, sistemi tretës çliron 90% të serotoninës së trupit, e cila luan një rol kyç në disponimin tuaj pasi ndikon në oreksin, emocionet, lëvizjen, sjelljen dhe funksionet e sistemit nervor.

Pra, për ta mbajtur zorrën tonë “të lumtur” dhe të shëndetshme, duhet të konsumojmë probiotikë dhe fibra.

Probiotikët

Sa më shumë që mësojmë për mikroorganizmat që jetojnë në zorrën tonë, aq më shumë kuptojmë se sa e vërtetë është thënia e vjetër “ne jemi ajo ç’ka hamë”.

Fauna e zorrëve ndikohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë stresin, zakonet e jetesës, marrjen e antibiotikëve dhe – ndoshta më e rëndësishmja – dietën tonë të përditshme.

Lajmi i mirë është se ka disa baktere “miqësore”, probiotikë, që mund të rivendosin ekuilibrin në zorrë dhe të promovojnë shëndetin e përgjithshëm.

Probiotikët gjenden kryesisht në ushqimet e fermentuara si djathi, kosi, kefiri, turshitë dhe lakra turshi.

Kur konsumoni këto ushqime, mikroorganizmat e gjallë që ato përmbajnë kalojnë përmes sistemit tuaj të sipërm të tretjes dhe përfundojnë në zorrën tuaj të trashë, ku në fund jetojnë dhe shumohen, duke forcuar kështu mbrojtjen e trupit.

Fibrat
Sipas ekspertëve në Klinikën Cleveland, fibra ju ndihmon të ndiheni më të ngopur më gjatë, përmirëson tretjen, ul nivelin e kolesterolit dhe lidhet me një rrezik më të ulët të shumë sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të fibrave: të tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme shpërndahen në ujë, duke ndihmuar në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të glukozës dhe kolesterolit në gjak, sipas klinikës Mayo. Ushqimet e pasura me fibra të patretshme e bëjnë më të lehtë lëvizjen e ushqimit përmes sistemit tuaj të tretjes.

Lexo edhe :  Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak, ja sasia që duhet të konsumoni

Mëngjesi me probiotikë dhe fibra

Përbërësit

1 filxhan kos
2-3 lugë gjelle muesli (me tërshërë dhe fara)
1 mollë ose banane e vogël, e prerë në feta
1 lugë gjelle fara liri ose chia
1 lugë çaji mjaltë (opsionale)
Disa pika limoni ose kanellë (opsionale)
Përgatitja

Hidhni kosin në një tas.

Shtoni muesli, fruta sipas dëshirës tuaj, fara liri ose chia dhe nëse dëshironi pak mjaltë ose kanellë për shije.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit.

E lemë të “pushojë” për 5-10 minuta, që muesli të zbutet./K.K

Të fundit

Situatë kritike me virozat, rritet numri i pacientëve në Berat, Fier dhe Mallakastër

Situata e virozave këtë dimër është kritike, me një rritje të rasteve dhe fluks të shtuar pacientësh, veçanërisht në...

Vajza me beretë blu/ Rrëfimi i efektives 27 vjeçare, e para komando e ushtrisë shqiptare

Për herë të parë njësia elitë e forcave të Armatosura të Shqëipërisë ka dy vajza komando, duke shënuar një hap të rëndësishën në përfshirjen...

Nis konsultimi, objektivat e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Pas deklaratës së Kryeministrit Rama pak ditë më parë se Shqipëria do të ketë Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe...

“Ankth” për rezultatin, zgjedhjet në Bjellorusi, Lukashenko voton me qenin

Bjellorusia mban sot zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Lukashenko hodhi votën e tij, I bindur se do të qëndrojë dhe 5 vite të tjera në pushtet. Presidenti...

E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Policia ka arrestuar një prej 5 djemve të shpallur në kërkim, pasi mbyllën një 21-vjeçare, në një apartament në Astir. Blutë e kryeqytetit vunë në...

Lajme të tjera

Web TV