Parlamenti Europian: Mazhoranca pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e 11 Majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse “pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

“Mjedisi politik mbetet thellësisht i ndarë dhe i polarizuar, me parti relativisht të dobëta opozitare dhe një parti të fortë qeverisëse që ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2025”, shkruhet në tekstin e kërkimit.

Bëhet fjalë për një studim të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit me titull “Parlamentet në procesin e zgjerimit të BE-së: Forcimi i kapaciteteve të parlamenteve të vendeve anëtare sipas metodologjisë në zhvillim të zgjerimit”.

Ky studim eksploron rolin dhe rritjen e kapaciteteve parlamentare në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në metodologjinë në zhvillim të BE-së për anëtarësim dhe theksimin e saj në qasjen “themelore”.

Ai shqyrton po ashtu kriteret e Komisionit Evropian për “funksionimin e institucioneve demokratike” në vendet e anëtarësimit.

“Raporti i Shqipërisë, sipas intervistave me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, është i përzier në rastin më të mirë”, vijon studimi duke kujtuar se BE-ja hapi negociatat e anëtarësimit më 15 tetor të vitit të kaluar.

Ato u prezantuan nga qeveria shqiptare si një moment historik dhe arritje e rëndësishme edhe pse kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, shton punimi i autorëve me seli në Belgjikë dhe Holandë.

“Pavarësisht reformave të konsiderueshme që janë ndërmarrë, institucionet shtetërore mbeten të dobëta dhe shumë të politizuara, me korrupsionin që mbetet një çështje problematike. Kjo prirje shoqërohet gjithashtu nga një shumicë joproporcionale e fortë ekzekutive dhe një shumicë qeverisëse në parlament që dominon pjesën më të madhe të vendimmarrjes legjislative”, sjell në vëmendje studimi.

Kërkimi analizoi iniciativat për mbështetjen e demokracisë së BE-së për parlamentet në dhjetë vende në zgjerim, përkatësisht Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi, Turqi, Ukrainë, dhe Kosova.

Lexo edhe :  Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

Studimi u bazua në hulumtimin në tavolinë, hartëzimin dhe mbi 90 intervista ekspertësh dhe palësh të interesuara.

Në vijim, dokumenti kërkimor i autorëve parashtron se “parlamenti shqiptar shpesh mbetet i dobët, i dominuar nga ndikimi i partisë në pushtet dhe i zhytur në polemika, përfshirë mosmarrëveshjen më të fundit mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese”.

Kjo, duke hedhur dyshime mbi ndarjen efektive të pushteteve dhe sundimin e ligjit.

Në këtë pikë, të intervistuarit nga autorët e studimit “kanë veçuar gjithashtu ‘tendencat vulosëse’ të parlamentit kur vjen puna për të valëvitur nismat qeveritare pa analiza, diskutime apo debate efektive”.

“Të intervistuarit vunë në dukje sfidën më të gjerë të një ndryshimi drastik demografik, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që largohet nga vendi për shkak të mungesës së mundësive – kryesisht njerëz të rinj dhe të arsimuar që do të nevojiteshin për të ndërtuar një brez të ri të të rinjve demokratikë, liderë pro BE-së”, thekson studimi i kërkuar nga PE-ja.

Kërkimi nënvizon drejt mbylljes se “pengesat strukturore për forcimin e vërtetë të shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike, si kapja e shtetit, korrupsioni dhe ngecja e progresit në ndarjen e vërtetë të pushteteve, duhet të kapërcehen ende për një transformim të vërtetë të vendit”.

Sipas punimit, është vërejtur një kulturë më e gjallë e shoqërisë civile, duke u dhënë disa prej të intervistuarve arsye të mjaftueshme për të shpresuar për përparimin e mëtejshëm në procesin e konsolidimit demokratik të Shqipërisë.

Kujtojmë që, ky studim u kërkua nga Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të PE-së./  S,M

Të fundit

OSHEE kërkon 120 faturistë, të interesuarit mund të aplikojnë deri në 5 shkurt

OSHEE po kërkon 120 lexues të rinj për matësit e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, që do t’i...

Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në zonë. Kryeministri Edi Rama ndau sot...

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit. “Është një...

Trashëgimia që lindi vëllain e panjohur/ Përplasja e ashpër nënë e bijë: E ka bërë ligji!

Erista është 24 vjeçe dhe ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Entelën. Ajo e nis këtë seancë ndërmjetësimi të programit “E...

Zjarr brenda sallës operative të Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit pasditen e kësaj të diele. Zjarri ka rënë pranë godinës së sallës operative. Ndërhyrja...

Lajme të tjera

Web TV