Përfitimet që i sjell shëndetit vaji i farave të lirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Farat e lirit bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve më të fuqishme për efektet e dobishme në trupin tonë: nga ato terapeutike te vetitë estetike për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Vaji i farave të lirit është përdorur si një anti-inflamator, antioksidant dhe vasoprotektor, pra si një koncentrat i virtyteve që duhet të zbulohen.

Vaji i lirit është një antioksidant i fuqishëm dhe anti-rrudhë: në sajë të përmbajtjes së Omega 3 dhe Omega 6 është i dobishëm në ruajtjen e cilësisë së qelizave dhe indeve dhe për këtë arsye një anti-moshë e shkëlqyer. Për rutinën e bukurisë mund të përdoret si një mbartës për grimin: vetëm disa pika në një shtupë pambuku janë të mjaftueshme për të hequr përbërjen në një mënyrë të natyrshme dhe efektive. Kundër rrudhave rreth syve apo rreth buzëve, përdorni vetëm disa pika çdo ditë me një masazh të butë në zonën e prekur.

Vaji është gjithashtu i shkëlqyer kundër shenjave në lëkurë si ato që shfaqen pas një dobësimi shumë të shpejtë. Vaji i farës së lirit është një aleat i çmuar për bukurinë dhe shëndetin e flokëve tonë, si dhe për të parandaluar formimin e fijeve dyshe të flokëve. Në sajë të përmbajtjes së lartë të acidit linoleik, i dobishëm në hidratimin e flokëve që rregullojnë humbjen e ujit, dhe tek alfa acid linoleik, i cili mban elasticitetin dhe rezistencën e tij, vaji i lirit ka vlerat e jashtëzakonshme të ristrukturimit.

Për ta përdorur atë mjafton të përzieni tre lugë qumësht me një vaj liri, më pas e aplikojmë dhe e lëmë të veprojë për gjysmë ore dhe në fund  e shpëlajmë me ujë të ngrohtë. Me të vërtetë i shkëlqyeshëm për një ristrukturim, përforcim dhe shkëlqim flokësh. Gjithashtu vaji i farës së lirit është një ndihmë e madhe për të luftuar gjendjet inflamatore.

Falë acideve esenciale që përmban, të cilat trupi ynë nuk mund t’i prodhojë vetë, ndihmon trupin të eliminojë toksinat dhe të forcojë sistemin imunitar, gjithashtu është mjaft efektiv për trajtimin e ekzemës dhe psoriazës, në sajë të vetive shëruese dhe anti-inflamatore.

Kur aplikohet në lëkurë, ky vaj i mrekullueshëm ka veti qetësuese, ushqyese, lehtësuese, shëruese dhe hidratuese. Ndërkohë vaji i farës së lirit përdoret edhe në kardiologji. Sipas disa studimeve shkencore, acidi alfa-linoleik, me të cilin vaji i farës së lirit është shumë i pasur, funksionon shumë mirë si kardioprotektor dhe vasoprotektor dhe ka një veprim të rëndësishëm antihipertensiv./K.K

Të fundit

Përfshihet nga zjarri kati i katërt i një pallati, transportohen në spital 6 persona

Një zjarr ka rënë këtë të diel në katin e katërt të një pallati në lagjen nr. 7 në...

Trump jep njoftimin e rëndësishëm: Për 30 ditë marr vendim për të ardhmen e TikTok

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës TikTok dhe ka të ngjarë të marrë...

Vdekja e 6-vjeçarit në spital, mjekja: Ja përse i ishte krijuar bronkoplomonia

Fëmija 6-vjeçar që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës pas rreth gjashtë ditësh trajtimi në kushte shtëpie nga gjyshi, vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Mjekët...

Ndarja nga jeta e Janullatos, politologu: Ringriti kishën ortodokse në këto 3 dekada

Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana. Lidhur me këtë...

CIA publikon të dhënat: Covid-19 me shumë gjasa doli nga një laborator në Wuhan

CIA ofroi dje një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid-19, duke thënë se koronavirusi ka “më shumë gjasa” të ketë rrjedhur...

Lajme të tjera

Web TV