Rekord gjobash në vitin 2024, mbi 500 mijë shkelje rrugore në fokusin e Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh ata janë cilësuar si “pilotët e rrugës” dhe në të njëjtën kohë janë kthyer në burim aksidentesh. Gjatë vitit 2024, në të gjithë vendin Policia Rrugore ka gjobitur rreth 300 mijë shoferë që kanë udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, e që rrugën një pjesë e tyre e kanë kthyer edhe në pistë garash.

Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore, Artur Selimaj rendit një sërë shkeljesh që kryen më së shumti nga drejtuesit e mjeteve.

Parakalimet e gabuara zënë vendin e dytë me vendosjen e gjobave nga policia. Në total janë vendosur 86.654 masa administrative. Grupi i tretë i gjobave për nga sasia e gjobave janë ata shoferë që nuk vendosin rripin e sigurimit gjatë drejtimit të mjetit, me 61 mijë gjoba, raporton A2.

Varësia nga rrjetet sociale për 41 mijë shoferë nuk ndalet kur drejtojnë me njërën dorë makinën e me tjetrën mbajnë celularin. Gjatë vitit 2024, mbi 40 mijë gjoba janë vendosur edhe për drejtuesit e motomjeteve që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Një tjetër kategori e gjobitur janë edhe këmbësorët dhe çiklistët. Ndaj tyre janë vendosur 2302 masa. Për këtë kategori, Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore ka një apel, pasi në shumicën e rasteve kanë qenë burim aksidentesh.

Ndërgjegjësim gjatë vitit të kaluar ka pasur për drejtuesit e mjeteve që kanë varësi nga alkooli, apo kanë konsumuar pije alkoolike. Në total janë gjobitur 4795 shoferë të dehur. Ndërsa për kalimin me të kuq të semaforit, janë ndëshkuar 210 shoferë.

Për të gjitha këto shkelje, Policia Rrugore ka vendosur mbi 500 mijë gjoba në të gjithë vendin./     S.M

Të fundit

Rehabilitimi i Parkut të Ulëzës, Rama: Infrastrukturë cilësore që nxit turizmin

Projekti për rehabilitimin e parkut të liqenit të Ulëzës do të mundësojë një infrastrukturë cilësore duke nxitur turizmin në...

Papa Françesku kërkon datë të unifikuar për Pashkët katolike dhe ortodokse

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për një datë të përbashkët për Pashkët mes kishave të krishtera, nën frymën e promovimit të unitetit. “Është një...

Trashëgimia që lindi vëllain e panjohur/ Përplasja e ashpër nënë e bijë: E ka bërë ligji!

Erista është 24 vjeçe dhe ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Entelën. Ajo e nis këtë seancë ndërmjetësimi të programit “E...

Zjarr brenda sallës operative të Drejtorisë së Policisë në Elbasan

Një zjarr ka rënë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit pasditen e kësaj të diele. Zjarri ka rënë pranë godinës së sallës operative. Ndërhyrja...

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, raporti i KE: Të rinjtë janë më të prekur

10% e banorëve të Tiranës ndihen të vetmuar, shifër kjo nën mesataren Europiane e cila është ndërmjet 11dhe 13%. Të dhënat janë bërë publike nga...

Lajme të tjera

Web TV