Nga Eduard Zaloshnja
Kryeministri Rama deklaroi sot, me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, se asaj do t’i jepet një status i veçantë, i njëjtë me atë të Vatikanit, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri.
Por sa banorë të Shqipërisë kanë prejardhje familjare bektashiane?
Plot 12.6% e banorëve të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale bektashiane! Kështu rezultoi nga një studim i thellë statistikor që kreva me shkrimtarin/studiuesin e mirënjohur Bashkim Shehu, të mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (studimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtë link: https://www.kas.de/sq/web/albanien/titujt/-/content/studim-statistikor-mbi-besimin-fetar-ne-shqiperi-1).
Pavarësisht nëse besoni apo nuk besoni realisht në ndonjë fe të caktuar, po të bazoheni vetëm në origjinën tuaj familjare, cilës fe i përkisni tradicionalisht?
Përqind
Marzhi i gabimit statistikor (+/-)
1. Tarikati bektashi
12.6
0.8
2. Tarikati rufai/halveti/tjetër
0.6
0.0
3. Dega kryesore myslimane (sunitë)
60.9
2.7
4. I krishterë katolik
11.5
0.8
5. I krishterë ortodoks
14.3
1.0
6. Tjetër
0.1
0.0
Duke ekstrapoluar nga numri i banorëve në Shqipëri, të llogaritur nga Cens-23 (2.4 milionë banorë), mund të thuhet me afërsi se rreth 300 mijë banorë të Shqipërisë i përkasin tarikatit bektashi, thjesht nga origjina familjare (niveli besimit personal është përgjysëm).
Nuk mund të dihet se sa njerëz në botë kanë prejadhje familijare bektashiane, por në qoftë se aplikojmë përqindjen e këtushme 12.6% për 10 milionë shqiptarët deri në berz të tretë që jetojnë në treva shqiptare dhe përtej tyre, me afërsi të rrumbullakuar, mund të thuhet se të paktën 1 milionë janë me prejardhje bektashiane.
S,M