Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës kanë ndërmarrë një proces të reformimit të skemës së sigurimeve shoqërore dhe po diskutojnë me ekipin e Bankës Botërore, dy platforma reformash sistemike dhe një parametrike. E pranishme së fundmi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në interes të pyetjes drejtuar nga deputet të mazhorancës, Manjani shpjegoi se ajo që po diskutohet është fakti nëse do të ndryshojë mënyra sesi funksionon skema e sigurime shoqërore, nëse do te ketë nevojë për konsolidim, apo e dyta që ka të bëj me variabliat sesi llogaritet pensioni, ku futen të gjitha ndryshimet demografike, siç është plakja e popullsisë, apo do të ketë ndonjë ndryshim të moshës së daljes në pension apo një përshpejtim të rritjes së moshës së daljes në pension.

Sipas saj, me reformën e vitit 2015 është marrë vendimi për barazimin e moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë, e cila do të jetë 67 vjeç. Rritja e moshës së daljes në pension për gratë ka filluar dhe vijon aktualisht, ndërsa rritja e moshës për burrat do të nisë në vitin 2032, duke u barazuar plotësisht në vitin 2056 në moshën 67 vjeç. Gjithashtu, mund të bëhet një rishikim i variablave dhe parametrave në llogaritjen e pensioneve.

Ndryshimet

Manjani tha se, ndërkohë së fundmi është bërë një mënyrë sesi të lidhet pensioni me masën kontributive. “Këtu për shembull pas vitit 2015 janë mënjanuar tavanet administrative që përcaktojnë një maksimum të masë së pensionit, që në atë kohë ka qenë 24 mijë lekë dhe ndërkohë është hequr dhe është bërë lidhje e drejtpërdrejtë e masës së kontributit me masën e pensionit”, u shpreh ajo. Manjani theksoi se, ky është një nga parimet më të rëndësishme të skemë së sigurimeve shoqërore dhe do të vijoj të jetë i tillë, ku të gjithë qytetarët do të marrin atë që kanë kontribuar kundrejt skemës. Gjithashtu vijoi ajo, në reformën e pensioneve kemi parasysh parimet e qëndrueshmërisë financiare të skemës; universalitetit ( që ofron mbrojtje shoqërore për të gjithë qytetarët pavarësisht nëse kanë mbushur vitet minimale të përfitimit të pensionit minimal që lidhet me 15 vite kontribute, apo pension social që përfitojnë të gjithë qytetarët kur mbushin 70 vjeç); parim i rëndësishëm është edhe pensioni suplementar dhe në reformën që po ndërmarrin të gjithë këto elementë do të merren parasysh paralelisht me parimin e mjaftueshmërisë “Parimi kryesor në skemën e sigurimeve është ai kontributiv. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë të tillë. Por të gjitha pensionet që konsiderohen të ulëta dhe nuk sigurojnë një minimum jetik, do të kompensohen me forma të tjera alternative, siç është bonusi financiar që nuk do të jepet vetëm në fund të vitit, por dhe në periudha të tjera të vitit mbi bazën e të ardhurave të ekonominë dhe të ardhurave nga kontributet”, u shpreh Manjani.

Lexo edhe :  Inteligjenca artificiale, frikë apo mundësi?

Në shkurt ndahet bonusi i dytë

Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, duke u përqendruar te shpërndarja tjetër e bonusit në shkurt për pensionistët. Ky rishikim synon të mbështesë shtresat më të cenueshme dhe të garantojë financimin e vazhdueshëm të investimeve publike. Pensionistët që marrin më pak se 20,000 lekë në muaj do të përfitojnë një shpërblim prej 100 euro, ndërsa ata që marrin më shumë se 20,000 lekë do të marrin 50 euro. Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se kjo masë ka një kosto prej 2.2 miliardë lekësh dhe është mbështetur nga një fond fillestar prej 6.3 miliardë lekësh i krijuar në Bankën e Shqipërisë. “Nëpërmjet këtij akti normativ u synua mbështetja për shtresat më vulnerabël të shoqërisë, nëpërmjet shpërndarjes së një pakete shpërblimesh të fundvitit me një kosto rreth 2.2 miliardë lekë, krahas krijimit të një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë”, tha Malaj në komision./   S,M

Të fundit

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

SHBA nis aksionin për ‘goditjen’ e emigrantëve pa dokumente, qindra dëbime dhe arrestime

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur...

Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Vila ku dikur jetonte diktatori Enver Hoxha, është hapur për vizitorët, e cila do të shërbejë për aktivitete kulturore. Historiani Erald Kapri ka treguar për...

Shenjat e horoskopit që nuk kënaqen kurrë me asgjë

E keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se çfarë kanë, pavarësisht se cfarë fitojnë, nuk ndihen kurrë të kompletuar? Edhe nëse në jetë...

Lajme të tjera

Web TV