6-vjeçari ndërroi jetë nga arresti kardiako-respirator, reagon Spitali i Lushnjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali i Lushnjes ka reaguar në lidhje me 6-vjeçarin që ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Sipas deklaratës, bëhet me dije se i mituri ka mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, ndërsa pas vlerësimeve është vendosur që të transportohet për në QSUT.

“Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Deklarata e plotë: 
Fëmija Aleksandër Rustani, i lindur në vitin 2019, ka mbërritur në Spitalin e Lushnjes në orën 14:20, i shoqëruar nga ambulanca e Divjakës. Ai ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, sipas informacionit të dhënë nga familjarët, dhe është asistuar në repartin e pediatrisë nga mjeku i rojes dhe personeli infermier. U janë ofruar ndihmat e nevojshme, është kartelizuar, janë marrë analizat dhe janë marrë përgjigjet e analizave në orën 15:30 dhe 15:45. Pas kësaj, u thirr konsulta me dy mjekë, dhe në orën 16:00 u bë vlerësimi nga konsulta, e cila e diagnozoi me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.
Pasi u vendos që fëmija të nisej me urgjencë për në QSUT, u përgatit ambulanca. Pritja e kishte penguar nisjen, pasi mamaja dhe fëmija refuzonin të udhëtonin pa praninë e gjyshit. Gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen dhe trajtimin e mjekëve.
Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20./E.T

Të fundit

Monedhat e huaja në rënie, ja me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, më datë 27 janar 2025 në tregun valutor, euro blihet me 98 lekë dhe shitet me 98.7 lekë. Dollari...

Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?

Të shtunën në mbrëmje, ndërsa aeroplani i tij u nis nga Las Vegas për në Majami, presidenti i SHBA-së, Donald Trump u nis për...

27 janar 1901/ Xhuzepe Verdi, miti botëror i operës italiane

 Nga Leonard Veizi Jetoi vetëm një vit në shekullin e XX. Por mbeti i shquar në shekullin e tij paraardhës. Dhe prej atëherë e sot...

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Valona Tela & Nadije Ahmeti Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë,...

Janullatos: Jo “greqizim” i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, në një intervistë me DW mbi zërat kritikë në Shqipëri, se Kisha...

Lajme të tjera

Web TV