Italia ka rinisur transferimin e emigrantëve në qendrat e paraburgimit në Shqipëri, pas një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve.
Forca detare italiane nisën këtë të dielën transferimin e 49 emigrantëve, të cilët u gjetën në ujërat ndërkombëtare, drejt qendrave e paraburgimit në Shqipëri, sipas një deklarate të ministrisë së brendshme. Ky plan për të kufizuar mbërritjet detare ka hasur në kontestime ligjore.
Qeveria e Giorgia Melonit ka ndërtuar dy qendra pritjeje në Shqipëri, një marrëveshje e parë e këtij lloji ku një shtet i Bashkimit Evropian dërgon emigrantët në një shtet jashtë BE-së, por ato kanë qenë të paplotësuara që nga nëntori pas kundërshtimeve nga gjykatat.
Kontradita që rrethon këtë plan, të cilin Meloni e sheh si një nga shtyllat kryesore të objektivave të qeverisë së saj për të kufizuar emigracionin, lidhet me një vendim të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian vitin e kaluar, i cili nuk kishte lidhje me Italinë. Gjykata tha se asnjë shtet origjine nuk mund të konsiderohej i sigurt nëse edhe një pjesë e tij ishte e rrezikshme, duke minuar idenë e Romës për të deportuar në Shqipëri emigrantët nga një listë e përzgjedhur shtetesh “të sigurta”.
Ky marrëveshje shihet si një mënyrë për të forcuar bashkëpunimin rajonal në trajtimin e çështjeve të migracionit në Mesdhe./kb