Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë, duke e cilësuar atë si një ndër sektorët më të diskriminuar dhe më të keqfinancuar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka theksuar se fermerët shqiptarë janë lënë pa mbështetje, ndërsa fondet e IPARD-it, prej 120 milionë eurosh, të siguruara nga Bashkimi Evropian për fermerët, janë devijuar përmes skemave korruptive në favor të oligarkëve.

“Sot, në vend që të rritet prodhimi vendas, po rritet importi me 20%. Produktet shqiptare nuk shiten dot jashtë, ndërsa në supermarkete nuk gjen më produkte shqiptare. Fermerët janë braktisur nga shteti dhe përballen me rritje taksash, ulje subvencionesh dhe mungesë totale të vëmendjes nga qeveria”, deklaroi Tabaku.

Deputetja theksoi se qeveria ka orientuar vëmendjen e saj te ndërtimi dhe betonizimi, duke lënë pas dore sektorin e bujqësisë, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Ajo bëri thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik dhe mbështetje konkrete për fermerët, përmes rritjes së subvencioneve, uljes së taksave dhe incentivave të reja që mund të sjellin zhvillim dhe rritje të prodhimit vendas.

“Fermerët nuk kanë nevojë për kredi, kanë nevojë për mbështetje reale! Kjo qeveri duhet të ndalë korrupsionin dhe të investojë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë, te fshati dhe bujqësia”, përfundoi Tabaku./E.T

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ PS dhe PD shpërndahen në botë për votën e Diasporës

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme, dy partitë kryesore politike në Shqipëri, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD),...

Horoskopi ditor, 27 Janar 2025

Dashi Dita e sotme do filloje vrullshëm dhe me debate te forta ne çift. Megjithatë me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet qe keni...

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje pa histori. Brenda 10 minutash...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Lajme të tjera

Web TV