Erista është 24 vjeçe dhe ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Entelën. Ajo e nis këtë seancë ndërmjetësimi të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me një gjuhë të ashpër ndaj nënës. Erista e fajëson që i ka hedhur “një bombë” pasi ka mësuar se ka një vëlla tjetër. Entela i thotë se ai vjen nga ligji dhe nuk e ka nxjerrë ajo.
Erista: Kam 3 javë që kam marrë vesh bombën që nëna ime më ka bërë, ndaj unë sot e kam sjellë këtu.
Entela: Po çfarë bombe të ka bërë nëna ty, moj? Nuk ke turp që më ke sjellë mua sot këtu? Vetëm 6 muaj ka babai që ka vdekur!
Erista: Po ç’më duhet mua sa ka babai moj zonjë? Ti më ke sjellë mua sot, më ke detyruar që unë kam ardhur sot këtu!
Entela: Çfarë të kam bërë unë?
Erista: Znj. Eni, kjo zonjë që ju shikoni këtu…
Eni Çobani: Që është nëna juaj, pra zonjë i thua nënës ti, 24 vjeç?! Është shumë e rëndë që t’i drejtohesh me “zonjë” se është nëna jote, je 24 vjeç!
Erista: Më ka fëlliqur me njerëzit!
Eni Çobani: Mamaja?
Erista: Po!
Eni Çobani: Për ç’arsye?
Erista: Jam 24 vjeçe sot dhe nëna ime, zonja që kam sjellë këtu më ka nxjerrë një vëlla tjetër që unë s’e njoh fare!
Entela: Po s’ta nxora unë vëllanë moj zemra ime se ta nxori ligji moj, jo unë!
Erista: Moj zonjë, ti ma ke nxjerrë se unë nuk e njoh, jam 24 vjeçe sot moj! Unë njoh vetëm një motër dhe një vëlla. Motra ime quhet Dorela Buzi dhe Demir Buzi znj. Eni, kjo zonjë këtu më ka nxjerrë edhe një vëlla tjetër moj znj. Eni! Është turp që unë të dal në rrugë moj znj. Eni!
Entela: Si ta nxora unë vëllain tjetër ty moj?
Erista: Ti ma ke nxjerrë, unë jam 24 vjeçe sot dhe nuk njoh tjetër vëlla përveç Demir Buzit! Ky Arbër Buzi nga më ka dalë moj zonjë? Ti duhet ta dish se nga ka ardhur ky se unë nuk e njoh, jam 24 vjeçe sot, nga ka dalë ky?
Entela: Këto gjëra i ka bërë ligji!
Erista: Si ligji moj? Fëmijët i keni juve moj, si ligji? Ku e keni gjetur këtë Arbër Buzi?
Pas vdekjes të së shoqit, Entela ka bërë çeljen e trashëgimisë, ku veç saj e tre fëmijëve, rezulton se pjesëtarë janë Natasha Plepi dhe Arbër Buzi. Entela thotë se kur ajo është martuar me të ndjerin, Lulëzimin, në shtëpi ka gjetur Dorelën 5 vjeçe dhe më pas ka lindur Eristën dhe Demirin. Erista thotë se nëna e saj po zgjedh Arbër Buzin përpara tyre.
Fëmija lindi 1 muaj pas martese, Erista ngre akuza të rënda: Ajo e mashtroi babain tim, s’e ka me të!
Gjashtë muaj më parë, babai i Eristës dhe bashkëshorti i Entelës të cilat sot përballen në “Shihemi në Gjyq”, ndërroi jetë. Në çeljen e trashëgimisë, rezulton se veç Entelës dhe tre fëmijëve, pjesëtarë janë ish-gruaja e parë, Natasha Plepi dhe një djalë, Arbër Buzi.
Erista ngre pretendime të forta në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke akuzuar nënën se ajo ia “ka hedhur këtë bombë” pasi 24-vjeçarja s’ka ditur asgjë. Ajo thotë se e ka mësuar para tri javësh ekzistencën e këtij vëllai që s’e pranon si të vetin. Ndërkohë motrën e madhe, Dorelën që po ashtu vjen nga kjo martesë e ka pranuar si motër sepse ka jetuar me të.
Erista kundërshton prerazi dhe ashpër që Natasha dhe Arbri të marrin pjesë nga kjo trashëgimi. Ajo tregon një histori që ia ka rrëfyer gjyshja, sipas së cilës, Arbri nuk është aspak djali i babait të saj të ndjerë, Lulëzimit.
Eni Çobani: Certifikata e martesës së znj. Natasha Plepi dhe Lulëzim Buzi daton me aktin nr. 118, data, 15.08.1990. Arbër Buzi me baba Lulëzimin dhe nënë Nataashën, ka lindur më 28.09.1990.
Ardit Gjebrea: Pra një muaj pas martese.
Erista: Një muaj pas martese!
Eni Çobani: Tani, nëse Lulëzimi e ka ditur, s’e ka ditur, ne nuk e kemi për ta pyetur, por sigurisht të marrësh një grua në muajin e tetë, të martohesh dhe fëmija të lindë për një muaj, këto janë gjëra të cilat vetëm çifti mund t’i thotë, sigurisht që z. Lulëzim nuk e kemi më mes nesh…
Erista: Babai im është mashtruar se në atë kohë, në ’90-ën nuk ka pasur eko, gjëra që të tregojë sa muajshe ka qenë zonja senë atë kohë një fustan ka qenë për të tëra gratë në fshat! Si është kjo punë, të martohet në gusht e të lindë në shtator?!
Eni Çobani: Po si, një fustan kishin ato?? Ku e di ti vitin ’90 mojj vajzë, ti je 24 vjeç sot!
Ardit Gjebrea: Erista, edhe kur jam martuar unë, nusja ime ishte 6 muajshe dhe Jonin me mua e kishte.
Erista: Me babin tim nuk e ka!
Ardit Gjebrea: Po ku e di tii?
Erista: E di, jam shumë e sigurt! Gjyshja mua nuk më gënjen, më ka treguar të gjithë historinë!
Eni Çobani: Gjyshja është nga ana e babait?
Erista: Po. Është nëna e babait tim, është betuar për shpirtin e tij që po e tret dheu! Ma ka treguar historinë nga fillimi deri në fund!
Ardit Gjebrea: Di ndonjë histori ti?
Erista: Po!
Erista: Çfarë tha gjyshja?
Erista: Që babi im ka pasur një martesë me znj. Natasha Plepin. Zonja e ka mashtruar babanë tim sikur ishte shtatzënë me babin. Në moment, ka përshpejtuar martesën sepse sipas ligjit, nëse kishte martesë, merrte atësinë e tij dhe babi i ka dhënë atësinë këtij fëmije, por nuk e ka fëmijën e vet!
Ardit Gjebrea: Vetëm me fjalë?
Erista: Pasi ka lindur, ka jetuar deri 9 vjeç në familjen e babit tim. Nga kjo martesë ka lindur edhe Dorela që është motra ime por me nënë tjetër. Unë njoh për motër vetëm Dorelën sepse Dorela është gjaku i babait tim. Arbri ka baba tjetër! Lëre të pyesë Natasha Plepin ku e ka babain e vet dhe atje të kërkojë pjesën e tij!
‘Beteja’ mes mbiemrit e gjakut ekspozon misteret: E kam vëlla nga nëna, babai erdhi vetëm për mua!
Në pjesën e dytë të “Shihemi në Gjyq”, debatit për të sqaruar nëse tre fëmijët e familjes Buzi kanë edhe një vëlla tjetër, iu bashkua vajza e madhe e familjes, Dorela në një lidhje telefonike.
Siç u përmend gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo vjen nga martesa e parë e babait, Lulëzimit me Natasha Plepin. Më pas, Dorela ka jetuar në shtëpinë e Entelës me dy fëmijët e tjerë të saj, Eristën që ndodhet përballë së ëmës, dhe vëllain, Demirin.
Në çeljen e trashëgimisë rezulton Arbër Buzi si pjesëtar i saj, edhe pse Erista ka kundërshtuar me forcë duke thënë se nuk e njeh. Ajo ka deklaruar se e ka marrë vesh historinë para tri javësh, sipas së cilës, Arbër Buzi nuk është vëllai i saj por babai vetëm i ka dhënë atësinë pasi “është mashtruar”.
Dorela gjithashtu thotë se nuk e ka vëlla nga babai Arbër Buzin. Ajo tregon të njëjtën histori si Erista.
Dorela: Unë e kam vetëm prej nëne, nuk e kam prej babait!
Ardit Gjebrea: Arditi jam, përshëndetje Dorela!
Dorela: Përshëndetje!
Ardit Gjebrea: Vëllai juaj mban mbiemrin tuaj dhe babai juaj i ka dhënë atësinë vëllait tuaj.
Dorela: Ia ka dhënë, unë kam pyetur gjyshen se unë nuk kam të bëj fare me vëllain tim, ajo më ka thënë që mamaja ime ka ardhur 8 muajshe shtatzënë!
Ardit Gjebrea: Dhe nuk ka qenë shtatzënë me babain tuaj?
Dorela: Jo, nuk ka qenë shtatzënë me babain tim!
Erista: Çfarë pjese kërkon ky pas vdekjes së babait tim, Arbër Buzi? Se kur ishte gjallë nuk erdhi ta pinte një kafe, ta njoh unë si vëlla ça ishte se ta shikoj në rrugë, nuk e përshëndes dot!
Dorela: As unë nuk e njoh!
Eni Çobani: Si nuk e njeh?
Dorela: As unë nuk e njoh si vëlla.
Dorela bën një rrëfim të tmerrshëm: nëna e saj ka tentuar që fëmijët “t’i hedhë tutje për në Itali”. I ati, Lulëzimi e ka gjetur dhe e ka marrë në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç më e vogël se vëllai je ti?
Dorela: 4 vjeçe. Unë sot jam 30 vjeçe, ai vëlla dhe ajo nënë kishin detyrime ndaj një fëmije!
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti kur vajte në shtëpinë e Entelës?
Dorela: 5 vjeçe.
Ardit Gjebrea: Këto 5 vite ti ke jetuar në shtëpi me vëllain apo pa vëllain?
Dorela: Pa vëllain se vëllai iku se ne na mori nëna dhe na çoi për të na hedhur tutje për në Itali dhe nuk u bë e mundur. Mua ka ardhur e më ka gjetur babai im i ndjerë dhe unë nuk e njoh për vëlla Arbër Buzin!
Ardit Gjebrea: Ti me kë ke jetuar ato 5 vite të fëmijërisë tënde?
Dorela: Me gjyshen dhe babain.
Dorela konfirmon se ka jetuar disa vite me nënën dhe Arbrin, por duhet përmendur se këtë pjesë të historisë së saj ajo nuk ia ka treguar kurrë motrës, Eristës. Sipas Dorelës, fakti që i ati vendosi të merrte veç atë prej nënës, konfirmon që Arbri nuk është djali i tij biologjik edhe pse gëzon mbiemrin e tij.
Ardit Gjebrea: Në momentin që ti erdhe në jetë, sa kohë jetove ti me nënën se ajo të dha gji, të dha qumësht apo jo?
Dorela: 3 vjet! Pastaj ajo më çonte në rrugë që të më hidhte për në Itali!
Ardit Gjebrea: Gjatë këtyre 3 viteve, ti ke jetuar edhe me vëllain në shtëpi?
Dorela: Vetëm 3 vjet me vëllain, pastaj kur iku nëna ime, nuk mundi.
Ardit Gjebrea: Për shkaqe të ndryshme të familjeve shqiptare që janë edhe të zakonshme, pas 3 viteve që jetuat burrë e grua dhe ti me vëllain tënd, nëna provoi që të shkonte në Itali apo bashkë me babain tënd?
Dorela: Jo me babain tim, vetëm fëmijët. një rrëmbim fëmijësh, z. Ardit. Rrëmbeu fëmijët dhe babai im i ndjerë sot, u bë i gjallë për fëmijën e tij.
Eni Çobani: Dhe ka marrë vetëm Dorelën, jo Arbrin sepse edhe ai e ka ditur që vetëm Dorela, sipas këtij shpjegimi, të lutem, sepse është moment shumë delikat. Shpjegimi që po jep, Dorela, të lutem, po të vë në dijeni, çfarëdolloj sqarimi dhe informacioni publik që jepni për këta njerëz të cilët unë personalisht as i kam takuar, as nuk i njoh dhe ruaj respektin maksimal për çdo qytetar, mbani përgjegjësi ligjore për çdo fjalë që ju flisni. Ju thoni babai erdhi, më hoqi nga dora e nënës vetëm mua dhe jo Arbrin sepse konsideronte fëmijë biologjik vetëm ty, pra Arbrin nuk e konsideronte fëmijë biologjik dhe nuk e mori?
Dorela: Vetëm mua!
Eni Çobani: Dhe Arbri iku me mamanë?
Dorela: Po! Në atë moment e mori ajo!
“Këtë do ta zhduk, ai s’është vëllai im!” Erista ‘merr’ zjarr, gris dokumentet e trashëgimisë
Dëshmia e Dorelës përmes telefonatës në “Shihemi në Gjyq” është tronditëse. Vajza e madhe e familjes Buzi, e cila vjen nga martesa e parë e Lulëzimit me Natashën, thotë se Arbër Buzin e ka vëlla nga nëna, edhe pse ka marrë mbiemrin e babait. Ajo nuk e ka parë më që prej moshës 3-vjeçare kur i ati e mori të jetonte me të sepse “e dinte që vetëm ajo ishte fëmija i tij biologjik”.
Dorela u rrit bashkë me Eristën dhe Demirin si motra e tyre e madhe dhe ata nuk kanë ditur asgjë derisa është çelur trashëgimia. Në të, Arbër Buzi dhe nëna e tij figurojnë pjesëtarë. Këtu nis konflikti me Eristën dhe nënën, Entelën që thotë se mban anën e tij. Ajo merr në dorë certifikatën familjare ku janë vetëm ata të pestë në trungun famiiljar dhe i drejtohet Dorelës.
Erista: Dorela! Arbër Buzi, pse nuk është në certifikatën tonë familjare? Unë pse nuk e kam fituar këtë gjënë që paskam një vëlla tjetër dhe ma ke mbajtur të fshehtë? Pse nuk ma keni treguar ti bashkë me mamanë time që kam sjellë sot këtu?
Dorela: Po nuk është i babait tonë!
Eni Çobani: I kujt është atëherë?
Erista: Unë e di se kam këtë motër dhe këtë vëlla!
Entela: Kam vetëm një vajzë që unë atë vajzë e kam gjetur dhe e kam rritur që ajo vajzë është Dorela që sot ajo është bërë bashkë me ty dhe më keni sjellë mua sot këtu! S’keni turp të dyja që më bini mua këtu!
Erista vazhdon të flasë me tone të larta e të ashpra ndaj nënës. Ajo i thotë se do ta zhdukë këtë dokument trashëgimie pasi pasuria u takon vetëm tre fëmijëve që janë në trungun familjar. Këtë ajo e bën fakt të kryer duke grisur dokumentet e më pas i hedh në ajër.
Erista: Në qoftë se Arbër Buzi është djali i babait tim, çfarë i takon për ligj le të vijë ta marrë dhe unë do t’i kërkoj ndjesë këtu! Në qoftë se Arbër Buzi nuk është vëllai im, unë do ta heq nga trungu familjar, ta dish zonjë e nderuar! Edhe këtë do ta gris, do të bëj tjetër dhe Arbri do të zhduket që këtu!
Entela: Të grisësh…
Erista: Do ta gris dhe Arbri do të zhduket që këtu zonjë e nderuar!
Entela: Ti mund t’i grisësh letrat…
Erista: Do ta gris dhe Arbri do të zhduket!
Ardit Gjebrea: Dorela, kam një pyetje të fundit: pse nuk ia ke treguar ti Eristës, motrës tënde këtë historinë që nuk jeni me të njëjtën nënë?
Erista: Tek nuk ma tregoi nëna ime do të ma tregonte motra! Kjo duhet të ma tregonte! Znj. Eni, këtë letrën unë nuk e jap më sepse kjo nuk është me trashëgimtarët e vërtetë!
Eni Çobani: Është fotokopje ajo.
Erista: Të jetë çfarë të dojë, unë do të nxjerr tjetër! Çelje trashëgimie është vetëm Dorela Buzi, Erista Buzi dhe Demir Buzi! Kjo do të ikë! (Erista gris dokumentet).
“Kanë filluar kërcënimet me jetë!” Erista tregon mesazhet me vëllanë e panjohur
Pas rrëfimit të motrës së madhe, Dorelës në lidhjen telefonike me “Shihemi në Gjyq”, Erista përforcon qëndrimin e saj ndaj nënës lidhur me Arbër Buzin, njeriun që ka të njëjtën atësi dhe mbiemër me to, por sipas tyre nuk e kanë vëlla biologjik nga babai i ndjerë, Lulëzimi.
Deri në këtë moment, Erista ka thënë se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë informacion rreth tij. Në këtë pikë të diskutimit, ajo tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se tri javë më parë, kur mësoi që edhe Arbri është pjesë e trashëgimisë, ajo ka realizuar një komunikim virtual me të që s’ka qenë fort i afërt.
Ardit Gjebrea: Vëllain tënd se atë që ti nuk e konsideron vëlla, ke ndonjë lidhje me të?
Erista: Fare! Unë s’e njoh fare kush është, ta shikoj në rrugë nuk e njoh! Është turp, 24 vjeçe, të shikosh vëllain në rrugë e mos ta njohësh!
Ardit Gjebrea: Po ku e dini ju që ai e di që babai ka vdekur?
Erista: Flet nëpër telefonë me njerëzit e njohur të mitë dhe i japin informacionet, fshati!
Ardit Gjebrea: Cila është dëshmia juaj që ai do pasuri? Ku e dini ju që ai do pasuri?
Erista: Po kam folur!
Ardit Gjebrea: Ku ke folur?
Erista: Në momentin që unë e mora vesh të vërtetën para 3 javësh, më tregoi gjyshja si e quanin, si nuk e quanin dhe e kam gjetur në Facebook. I kam shkruar në Messenger si njerëz të qytetëruar, zotëri, jam Filan Fistekja, jam vajza e Lulëzim Buzit, kam marrë vesh këtë gjë nga gjyshja, në qoftë se ti je vëllai im, urdhëro poshtë të pimë një kafe dhe t’i zgjidhim punët si njerëz të qytetëruar, ai më tha “unë kam 30 vite nuk kam shkelur në Shqipëri, nuk di fare ç’bëhet aty. Natasha Plepi që është nëna ime, ajo do të merret me këtë punë dhe ajo do të marrë çfarë më takon për ligj mua”. I thashë unë seriozisht e ke këtë? “Po”, tha, okej, kaq i kam thënë dhe prandaj jam detyruar sot, kam ardhur këtu me zonjën që më mban anën e Arbrit!
Entela: Nuk mbaj anën e asnjërit.
Erista: Qëkur ka filluar këto gjërat e kësaj që m’i mban fshehurazi mua, kjo zonja nuk e di që mua më kanë filluar edhe kërcënimet me jetë, “do të të vras ty, do të të vras vëllanë” për Demirin dhe “mbiemrin Buzi unë do ta zhduk!” E di këtë? Vrit fëmijët e tu, mbaj Natasha Plepin! Ti s’do fëmijët e tu moj zonjë!/kb